Vazhdon rënia e kreditimit, bankat të prekura nga kriza

Banka e Shqipërisë mban në nivelin 5.75 për qind normën bazë të interesit
Banka e Shqipërisë në deklaratën e saj për shtyp ka vënë theksin në rënien e kreditimit të sistemit bankar për sektorin privat. Kriza ekonomike duket se ka prekur rëndë sistemin bankar në Shqipëri, i cili po vuan mungesën e likuiditeteve. tashmë sistemi i kreditimit në sektorin privat është rrudhur së tepërmi, duke përcjellë krixzën edhe në zhvillimin e bizneseve. Kriza ekonomike e cila ka kohë që ka hyrë në Shqipëri, pavarësisht optimizmit të guvernatorit Fullani, ka shfaqur simptomat e saj në ekonominë shqiptare. Mijëra biznese kanë shkuar drejt mbylljes, ndërkohë që politikat e gabuara fiskale të qeverisë kanë shkaktuar traumë të rëndë në zhvillimin normal të bizneseve. Kriza e bankave është një tjetër traumë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe shifrat e kreditimit gjatë muajve të parë të vitit 2009 pasqyrojnë rënien drastike të investimeve dhe kreditimeve. Ditën e djeshme Banka e Shqipërisë sqaronte se, zhvillimet monetare në muajt janar-shkurt shfaqin një ngadalësim të kërkesës për para, e ndikuar kryesisht nga tkurrja e dukshme e ritmeve të rritjes së kredisë për ekonominë. Shtrëngimi i standardeve dhe i kushteve të kredidhënies ka ndikuar si në rënien e ofertës ashtu edhe në kërkesën për kredi nga agjentët ekonomikë. Rezultantja e këtyre zhvillimeve është pasqyruar në një ngadalësim të ndjeshëm të ritmeve të rritjes së ofertës monetare krahasuar me muajin shtator 2008. Nga ana e ofertës, zhvillimet monetare gjatë kësaj periudhe janë karakterizuar nga tendenca e zhvendosjes drejt përbërësve më likuidë. Nga ana e kërkesës, struktura e kërkesës së brendshme për para ka mbetur relativisht e pandryshuar, e dominuar nga kredia e sektorit privat. Në fund të muajit shkurt, sistemi bankar ka ndërmjetësuar rreth 67 për qind të depozitave totale për financimin e aktivitetit të sektorit privat. Si pasojë e uljes së likuiditetit të sistemit bankar, ritmet vjetore të zgjerimit të aktivitetit kreditues janë pakësuar ndjeshëm gjatë dy muajve të parë të vitit 2009. E pastruar nga efekti i kursit të këmbimit, norma vjetore e rritjes së portofolit të kredisë u ngadalësua më tej, duke arritur në 29 për qind në muajin shkurt. Ndonëse ngadalësimi i aktivitetit kreditues i shërben qëndrueshmërisë së pozicionit të jashtëm valutor të vendit, zgjatja në kohë e frenimit të kreditimit mund të ketë pasoja në aktivitetin ekonomik në vend. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë është duke furnizuar me likuiditetin e nevojshëm sistemin bankar dhe duke punuar me të për kontrollin e elementeve të kredisë që nuk kanë lidhje me koston, por që ndikojnë ecurinë e saj. Ecuria e kredisë sipas monedhave shpreh tendencën e bankave për të zhvendosur aktivitetin kreditues nga kreditimi në monedhë të huaj, në lekë. Në fund të muajit shkurt kredia në lekë përbën 29 për qind të portofolit të kredisë duke u rritur me 2 pikë përqindje krahasuar me peshën mesatare që përbënte gjatë vitit 2008. Kjo zhvendosje vlerësohet si një zhvillim pozitiv në sistemin tonë bankar. Një vëmendje më e madhe e bankave për kreditimin në lekë krijon më shumë hapësira për rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe ndikimin e saj në sjelljen e agjentëve ekonomikë. Gjithashtu, zhvendosja e portofolit të kredisë në monedhën vendase do të ulte ekspozimin e zhvillimeve të sistemit bankar nga lëvizjet e kursit të këmbimit dhe do të kontribuonte në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit financiar në vend. Në tremujorin e katërt të vitit 2008 u evidentua krijimi i presioneve për likuiditet në tregun bankar. Banka e Shqipërisë ka furnizuar me likuiditet sistemin bankar, duke shfrytëzuar të gjithë hapësirën e kuadrit të saj operacional. Ulja e normës bazë të interesit në muajin janar, synonte uljen e kostos së huamarrjes së bankave duke iu krijuar atyre mundësinë për ta përcjellë atë në produktet e tjera bankare. Në vijim, normat e interesit në tregun ndërbankar kanë rënë, ndërkohë që tregjet e tjera nuk e kanë reflektuar plotësisht këtë ulje. Rritja e primit të rrezikut në ekonomi dhe situata ende e shtrënguar për likuiditet kanë bërë që normat e interesit të rriten në tregun primar të investimeve në letra me vlerë. Normat e interesit të kredisë kanë mbetur pothuajse të pandryshuara gjatë kësaj periudhe, duke reflektuar politikat më të kujdesshme të bankave në kredidhënie. Nga ana tjetër, bankat kanë preferuar të ruajnë norma të larta të interesit për depozitat duke synuar përmirësimin e situatës së tyre të likuiditetit. Kjo ka ndikuar në zgjerimin e diferencës së normave të interesit midis depozitave në lekë dhe atyre në monedhë të huaj, duke ndihmuar në ecurinë e kursit të këmbimit. Ky i fundit, i përcaktuar në mënyrë të lirë nga tregu, ka njohur zhvlerësim në tremujorin e parë duke mbartur dhe një efekt psikologjik në të. Me një intensitet shumë më të lartë, kjo dukuri është vënë re edhe në vende të tjera të rajonit.
Gjithashtu Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar, në nivelin 5.75 për qind, normën bazë të interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me afat maturimi njëjavor.