Vazhdon takimi I Klubit Ballkanik ne Athine Sikunder jeni njoftuar me pare ne Athine eshte duke u zhvilluar takimi i radhes i Klubit Politik Ballkanik i cili ka ne qender problemet e integrimit
Vazhdon takimi I Klubit Ballkanik ne Athine
Sikunder jeni njoftuar me pare ne Athine eshte duke u zhvilluar takimi i radhes i Klubit Politik Ballkanik i cili ka ne qender problemet e integrimit te rajonit tone ne institucionet euroatlantike. Ne seancen e hapjes e moren fjalen presidenti dhe themeluesi i klubit, ish presdienti I Bullagrise Zhelju Zhelev si dhe ministri i Jashtem I Greqise George Papandreu.
Ndersa sot ne seancen e pasdrekes ne mbledhjen e radhes se Klubit Politik te Ballkanit qe mbahet ne Athine, drejtuesi i saj Veton Surroi ia dha fjalen te parit kryeministrit te Shqiperise Zoti Fatos Nano. Ne fjalen e tij zoti Nano u ndal kryesisht ne dy ceshtje: ate te realiteteve te reja qe ndeshim pas proceseve demokratike ne rajon dhe domosdoshmerine e rritjes se standarteve te institucioneve demokratike ne vendet respektive me qellim qe ata te behen te krahasueshem dhe kompatibel me institucionet perendimore.
"Ne duhet ta kuptojme se cdo vonese e proceseve te strukturimit te institucioneve demokratike ne Tirane, Beograd apo Shkup - tha ai - sjell vonesa per te gjithe vendet e rajonit. Ky eshte realiteti global dhe maredheniet qe ai ka krijuar ne rajon dhe per kete duhet te behemi te ndergjegjsshem te gjithe".
Kryeministri u ndal gjeresisht edhe ne domosdoshmerine qe klubi Politik I Ballkanit te rishohe pozicionin e vetes ne kuader te shume iniciativave rajonale.
"Klubi yne, I cili ka luajtur nje rol te rendesishem ne permiresimin e klimes politike ne rajon, tashme duhet te ridefinoje pozicionin e tij ne kuader te shume aktiviteteve te tjera qe zhvillohen dhe vecanerisht te shmange mbivendosjen e aktiviteteve te tij me te tjera iniciativa rajonale por edhe europiane".
Ne kete kuader ai propozoi disa aksione konkrete qe mund te ndermarre klubi politik I ballkanit. Fjala e tij u ndoq me interes dhe rreth saj u bene diskutime vecanerisht nga zoti Sulejman Demirel, Kiro Gligorov dhe Arber Xhaferri.