Vdes 2-vjeçari, e zuri porta prej hekuri
FUSHË-KRUJË – Një fëmijë në moshën 2-vjeçare është ndarë nga jeta aksidentalisht, si pasojë e rënies së një porte prej hekuri mbi trupin e tij. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmë në Fushë-Krujë. Sipas tyre, vdekja e foshnjës erdhi për shkaqe aksidentale. Sipas burimeve në vendngjarje, mësohet se 2-vjeçari ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij pranë portës së shtëpisë së tij në momentin kur masa e hekurt është shkëputur dhe e ka plagosur për vdekje. Menjëherë i mituri është dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, por përsëri nuk ka mundur dot t’i shpëtojë fundit fatal. Efektivat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.
11 Mars 2008