Vdes gjyqtari Osman Tmava
Pas një sëmundjeje të shkurtër është ndarë nga jeta Osman Tmava, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë, se sot më 29 dhjetor 2009, pas një sëmundje të shkurtër u nda nga jeta miku, shoku, kolegu, bashkëpunëtori ynë i nderuar, zt. Osman Tmava, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës”, ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nëpërmes një komunikate shtypi..
Tmava ka lindur me 14.11.1955, në Shipol të Mitrovicës. Tërë jetën, ai ia kushtoi Gjyqësorit të Kosovës. Perveç që ishte gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, ai ishte edhe anëtar i KZAP-it, ligjërues në Institutin Gjyqësor të Kosovës etj.
Mbledhja komemorative do të mbahet të mërkurën, në Pallatin e Kulturës në Mitrovicë, në orën 13, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 14, në varrezat e qytetit.