E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në aksident babai, shpëton djali 8-vjeç

Sarandë

Qafa e vështirë e Gjinos në kilometrin 7 të aksit rrugor Delvinë-Sarandë, është bërë sërish burim aksidenti me pasojë vdekjen. Viktima e radhës ka qenë 35-vjeçari Shpëtim Rama, i cili ishte duke udhëtuar nga Saranda për në Delvinë me veturën e tij tip “Volkswagen”, me targa të Delvinës. Makina ka përfunduar në kanal dhe pasojë e kësaj ka qenë humbja e menjëhershme e jetës së Shpëtim Ramës. Mrekullisht ka shpëtuar djali i tij, I.Rama, që udhëtonte me të atin. Fëmija në moshën 8-vjeçare ka marrë plagë të rënda, por mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët e policisë rrugore që shkuan në vendngjarje konstatuan se automjeti kishte dalë nga rruga për shkak të kthesës së vështirë, që nuk ka fare fushëpamje. Por ekspertët janë duke vijuar vlerësimin e rrethanave, për të përcaktuar saktësisht shkakun e devijimit të automjetit nga rruga.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›