E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes nga korrenti 18-vjeçari

Një 18-vjeçar nga rrethi i Malësisë së Madhe ka humbur jetën aksidentalisht nga një goditje e energjisë elektrike në kohën që po riparonte pompën e ujit. Viktima quhet Ardian Smajli, banues në fshatin Çesme të Komunës Gruemirë. Sipas dëshmive të familjarëve, djali ishte duke riparuar pompën e ujit që kishte pësuar një defekt. Por një pakujdesi e vogël ka bërë që 18-vjeçari të krijojë kontakt me energjinë elektrike e për pasojë ka gjetur vdekjen. Megjithëse familjarët janë munduar t‘i japin ndihmën e parë, gjithçka ka qenë e kotë, pasi 18-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes e ka klasifikuar vdekjen si aksidentale, të shkaktuar nga pakujdesia. Zona ku ka ndodhur ngjarja nuk është furnizuar asnjëherë me ujë të pijshëm pas vitit 1992. Banorët në këtë zonë përdorin puset, nga ku nxjerrin me anë të pompave ujë të pakontrolluar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›