Vetëvritet me armë një 52-vjeçare
Depresioni
Depresioni çon drejt vetëflijimit një 52-vjeçare nga fshati Ishull Shëngjin i Rrethit të Lezhës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, Diella Ivanaj, 52 vjeçe, teksa ka qenë vetëm në dhomën e saj, ka marrë një pushkë dhjetëshe dhe ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:30 të së mërkurës, ndërsa familjarët e saj kanë qenë duke pushuar. Policia e Lezhës, sapo është sinjalizuar, ka udhëtuar drejt vendngjarjes dhe pasi ka marrë në pyetje familjarët, ka konkluduar se shkak i vetëvrasjes ka qenë gjendja depresive në të cilën gruaja kishte rënë prej disa kohësh.
#