Bie nga ballkoni, vdes në Greqi beratasja
Aksidenti
Një 45-vjeçare nga qyteti i Beratit, emigrante prej vitesh në Greqi, ka humbur jetën teksa punonte. Mimoza Agalliu ka humbur jetën në Pire të Greqisë, ndërkohë që është përcjell për në banesën e fundit në qytetin e saj të lindjes. Burime pranë familjes Agalliu në lagjen “çlirim” të këtij qyteti, bëjnë me dije se gruaja, nënë e një fëmije, humbi jetën një javë më parë duke punuar në një banesë greke. Familjarët deklaruan se gruaja ishte duke pastruar xhamat e shtëpisë ku punonte dhe ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të ndërtesës. Ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, pa mundur të marrë ndihmën e parë në spital.
#