Vdes nga overdoza 37-vjeçari
DURRES - Vdes nga mbidoza një 37-vjeçar në Shijak. Sipas policisë, viktima është Artur Baci. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit kur familjarët e tij konstatuan se ai nuk ishte ngritur ende nga krevati. Kur kanë shkuar për ta parë e kanë gjetur të vdekur. Familjarët sinjalizuan policinë ndërsa do ta varrosnin 37–vjeçarin, duke menduar se i kishte pushuar zemra në gjumë e sipër. Por policia e ka marrë trupin e viktimës dhe kreu ekzaminimet mjeko-ligjore sipas procedurave të rastit. Ekipi i mjekëve që ka bërë autopsinë konstatoi se viktima nuk kishte vdekur nga shkaqe natyrale, por nga shkalla e lartë e overdozës së drogës që kishte konsumuar para se të flinte. Sipas familjarëve, një natë më parë ai kishte pirë një sasi pijesh alkoolike. Pas alkoolit dyshohet se ai kishte konsumuar edhe drogë të dyshuar si e llojit heroinë. o.u