Vdes turisti kosovar që e përplasi "Scooter"-i
Turisti 38-vjeçar, nga Deçani i goditur nga një motor uji pasditen e 15 korrikut në plazhin e Durrësit ndërroi jetë dje. Sabit Kuçi arriti t'i mbijetojë nëntë ditë përplasjes, por megjithë përpjekjen e bluzave të bardha, ai nuk arriti t'i mbijetojë goditjes së marrë në kokë e trup nga skafi. Turisti ishte gjatë këtyre ditëve në gjendje kome dhe dje në orën 13: 00 ai vdiq. Ndërkohë, policia akoma nuk e ka identifikuar shkaktarin e kësaj tragjedie, ndonëse ka nisur një hetim të detajuar për çështjen. Në kërkim është vënë si autori, ashtu edhe mjeti i përdorur nga ai. Policia ka mbledhur dëshmi të shumta nga turistët e tjerë të rastësishëm, ndonëse nuk publikon detaje për të mos kompromentuar hetimet. "Scooter"-i ka përplasur me shpejtësi marramendëse turistin kosovar, pranë pistës "Breshka" në sektorin "Hekurudha". o.u