E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja tek ish-ambasada jugosllave, të dyshuarit zihen në paraburgim

Vrasja e Gëzim Shullanit ka futur në sherr dy autorët e dyshuar të saj, ku prostituta ka kërcënuar "tutorin" e saj se do të tregonte se si ka ndodhur ngjarja. Konflikti mes Petrit Lazajt dhe Albana Zenelajt ka ndodhur në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku agjentët e antikrimit i kishin vënë në përgjim. Burimet policore bënë të ditur se pas arrestimit të dy personave të dyshuar për vrasjen Gëzim Shullanit, ngjarje e ndodhur në fillim të marsit, në ambientet e godinës së ish-ambasadës jugosllave, ata janë mbajtur në përgjim për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes. Sipas informacioneve policore, të dy të arrestuarit janë futur në të njëjtën qeli, ku ishin vendosur përgjues. Gjatë bisedës, Albana Zenelaj i është drejtuar "tutorit" të saj se ai i kishte futur në këtë mesele, kështu që e ka kërcënuar se do i tregonte policisë se çfarë kishte ndodhur. Në këto kushte, Lazaj i ka thënë asaj që mos të flasë, por kjo bisedë është regjistruar nga policia dhe mund të përdoret si provë në Gjykatën e Tiranës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, gjatë deklaratave të tyre, dy të dyshuarit nuk e kanë pranuar akuzën e vrasjes së Gëzim Shullanit, e ndodhur më datë 4 mars 2008. Sipas hetimeve, kjo është bërë me qëllim grabitjen e viktimës. Të dy autorët e dyshuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi e kanë grabitur dhe plaçkitur viktimën, duke i vjedhur sendet personale dhe shumën e parave prej 4 mijë lekësh, e kanë qëlluar me mjete të forta në kokë, duke e lënë të vdekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›