E Diel, 1 Nëntor 2026

Vehbi Alimuça kërkon lirinë, padia në Gjykatën e Tiranës



Tiranë - Ish-bosi i firmës piramidale, Vehbi Alimuça, kërkon të rifitojë lirinë. Dy ditë më parë është depozituar një padi në Gjykatën e Tiranës, e cila ka si objekt lirim të burgosurit. Shorti ka përcaktuar për ta gjykuar këtë çështje gjyqtarja Shefkie Demiraj. Vehbi Alimuça ndodhet prej disa muajsh në Spitalin e Burgut. Ish-kreu i VEFA-s, sipas mjekëve, vuan nga sëmundja e diabetit, që i ka sjellë dhe komplikacione të tjera në shëndetin e tij. Para se të mbërrinte në spital ai vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit. Alimuça ka kërkuar disa herë rihapjen e kësaj dosjeje dhe në kërkesat e tij nuk ka kursyer të implikojë persona që sipas tij shfrytëzuan situatën për tu bërë i pasur me pasuritë e tij. Alimuçës i duhej të qëndronte në një nga qelitë e Burgut te Peqinit të sigurisë së lartë për të vuajtur dhe dënimin e dhënë prej 17 vitesh burg nga Gjyqësori shqiptar për mashtrim të qytetarëve në vitin 1997. Alimuça është një nga të paktët bosë të firmave piramidale që është gjallë apo vazhdon të vuajë dënimin në një prej burgjeve të vendit. Ai u dënua nga gjykata me 17 vjet burg dhe sapo u njoh me vendimin u kalua në burg të sigurisë së lartë. Ish-bosi ndodhej prej vitesh në Burgun e Peqinit. Firma piramidale "VEFA" ka filluar punën e saj në vitin 1992 dhe me kalimin e viteve ajo u kthye në një nga bizneset më të fuqishme në vend.
me

Nr. i Çështjes: 1420
Dt. e regjistrimit: 22.10.2008
Paditësit: Vehbi Alimuça
Të paditurit:
Lloji i Çështjes: Lirim i të burgosurit
Baza Ligjore: Neni 478
Objekti: Lirim i të burgosurit
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Shefkie Demiraj

Fazlliç i drejtohet Gjykatës për veprimet e akuzës

Tiranë - Biznesmeni serbo-boshnjak padit Prokurorinë e Tiranës. Avokati mbrojtës i Damir Fazlliçit i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë që të hidhet poshtë vendimi i institucionit të akuzës mbi shoqërinë “Croun Acquisition”. Shorti ka përcaktuar gjyqtarin Artan Broci për ta gjykuar këtë kërkesë. Pritet që pasi gjyqtari të njihet në tërësi me këtë kërkesë, të përcaktojë dhe datën kur do të nisë procesi për shqyrtim. Vetëm pak ditë më parë biznesmeni Fazlliç erdhi në Shqipëri për të dhënë një intervistë televizive për të sqaruar pozicionin e tij pas publikimit në shtyp të disa dokumenteve që e implikonin atë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare në aferat korruptive të pastrimit të parave. Në momentin e ardhjes në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë urdhër që personi në fjalë të merrej në pyetje. Mirëpo ka qenë e kotë, pasi avioni i tij ishte ngritur nga aeroporti shqiptar.

24 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›