E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Bastionet, fund në 28 qershor

 

Incidenti i shkaktuar nga polica bashkiake e Kamzës e cila kërcënoi vullnetarët e G99 dhe shkatërroi tendën dhe materialet e tyre, nuk ka ndaluar vizitën dhe takimet e kryetarit të kësaj lëvizjeje, Erion Veliaj si dhe kandidatëve për Tiranën Arbjan Mazniku dhe Juliana Hoxha me qytetarët e Kamzës. “Paradite kryetari i bashkisë Kamëz nuk i lejoi vullnetarët tanë të lajmëronin për këtë takim, tha Veliaj, e megjithatë ne jemi përsëri këtu. Ajo që mendoj se është e rëndësishme për shqiptarët është që ne t’ju japim garanci të gjithëve madje dhe po këtij kryetari se pas datë 28 qershor nuk do të veprojmë si ata. Sepse ne jemi më të mirë sesa inatçorët e politikës. Ne u japim atyre garanci se do të punojmë jo vetëm për fëmijët tanë por sigurisht dhe për fëmijët e tyre. Ne do të kërkojmë të dyfishohet arsimi i buxhetit për të gjithë fëmijët, do të kërkojmë spitale më të mira për të gjithë fëmijët dhe do të tregojmë se bëjmë politikë me pasion dhe jo me inat,” tha Veliaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›