Veliaj: “Berisha është i lidhur me klanin e Zemunit”
Kryetari i Lëvizjes “G99”, Erion Veliaj, e ka akuzuar kryeministrin Berisha se është i lidhur me klanin e Zemunit. Veliaj tha se është tronditës fakti që kryeministri Berisha është i implikuar me rrjetet e trafikut dhe korrupsionit në Ballkan, përmes sekserit të tij Damir Fazlliç. “Dje Fazlliç ka deklaruar se është krenar se është mik i Sali Berishës. Në fakt dhe ne jemi krenarë për të, se një kriminel si Fazlliç, veç një adash si Berisha mund të kishte mik”, - tha Veliaj. Sipas tij, kryeministri Berisha duhet të sqarojë publikun shqiptar se ç’lidhje ka ai me boshnjakun Fazlliç dhe se sa është paguar ky i fundit me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Veliaj gjithashtu renditi edhe një sërë pyetjesh, të cilat sipas tij donin shpjegimin dhe përgjigjet e kryeministrit Berisha. “ǒpërfitime ka pasur Fazlliç nga KESH-i në blerjet e energjisë? ǒpërfitime ka pasur Fazlliç me botues të ekstremit të djathë në tenderat e rrugëve nën ministrat Basha dhe Olldashi? E vetmja pyetje e pazbuluar nga “Tajmi” në trafikun e armëve është se si kthehej bakshishi i trafikut nga Qipro në Shqipëri. A bëhej kjo nëpërmjet pagesave fiktive që kompani anonime nga Qiproja i bënin Fazlliçit dhe kunatit të Bashës?” – vijo0i më tej drejtuesi i G99-s. Më tej ai i bëri thirrje ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, që të japë shpjegime për lidhjet e kunatit të tij me boshnjakun Fazlliç. “Lulzim Bashën e pyesim: ç’lidhje ka kunati yt me Fazlliçin? Dhe të lutemi, Lulzim, bëhu më origjinal se Berisha e mos na thuaj se as ti nuk e njeh kunatin tënd”, - vijoi Veliaj.
7 Tetor 2008