E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: “Të rinjtë të pajisen me karta identiteti”



Erion Veliaj u bëri thirrje nga Berati të gjithë të rinjve që të mos e neglizhojnë procesin e zgjedhjeve dhe me votën e tyre të bëhen pjesë e ndryshimit më 28 qershor, që pas kësaj të kenë mundësi të marrin fatet e tyre në dorë. Para të rinjve në qendër të qytetit të Beratit, Veliaj tha se G99-a do t’u tregojë të gjithëve se të rinjtë do të jenë histori suksesi edhe në politikë. Ai u bëri atyre thirrje që të pajisen me kartat e identitetit. Aktivistët e G99-s organizuan disa takime në qytetin e Beratit, gjatë së cilave ata debatuan me komunitetin e këtij qyteti se veç çështjes së emigrantëve, G99-s do të sjellë ndryshime të tjera në qeverisjen e vendit në koalicion me Partinë Socialiste. Veliaj nënvizoi se forca politike që ai drejton do të kërkojë rritjen e buxhetit të arsimit dhe do të prezantojë në qeverisjen e re disa ide inovative për punësimin rinor, duke e konsideruar punësimin e të rinjve si një ndër kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për të dalë nga varfëria.

27 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›