Alba i lumtur në Valencia

Objektivi i Manchester Unitedit dhe Barcelonës, Jordi Alba insiston se nuk mendon të largohet nga Valencia.
Mbrojtësi i majtë ka kontratë me klubin nga Mestalla deri më 2013 por për momentin dëmshpërblimi i tij qëndron në 20 milionë euro dhe Valencia synon të vazhdojë marrëveshjen me të që do ta dyfishonte atë.
“Jam i lumtur në Valencia dhe kënaqem me këtë periudhë. Preferoj ti shmangem spekulimeve. Tani më duket shumë e vështirë të largohem nga Valencia” tha Alba për mediet spanjolle të premten.