Vendet bosh në gjykata, emrat që u përzgjodhën nga KLD-ja
Gjyqtarët, në pritje të dekretit të kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Zbardhen vendimet që u morën, procedimet disiplinore shtyhen për mbledhjen e ardhshme
Laureta Rryçi
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përzgjedhur pak ditë më parë disa gjyqtarë për katër vende bosh të shpallura prej disa muajsh. Pas marrjes së votës së anëtarëve, gjyqtarët sërish nuk mund ta marrin zyrtarisht detyrën. Ata duhet të kalojnë edhe një tjetër “sitë” për të ngjitur shkallët e karrierës. Mbledhja e fundit mësohet se është shoqëruar me debate të forta për shkak se është bërë përzgjedhja edhe për vendet e tjera që ishin shpallur për muaj me radhë nga KLD-ja. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm të gjitha vendimet që u morën pak ditë më parë në mbledhjen e fundit që u zhvilluar me dyer të mbyllura.
Kandidatët
Këshilli i Lartë i Drejtësisë prej disa muajsh kishte shpallur një sërë vendesh bosh nëpër gjykata jo pak të lakmueshme nga gjyqtarët. Një vend i hershëm ishte për në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, dy në Apelin e Tiranës dhe po aq i rëndësishëm vendi bosh për gjyqtar në Gjykatën e Faktit të Tiranës. Kjo e fundit, për nga numri i çështjeve dhe numri i gjyqtarëve, cilësohet si gjykata me e madhe në vend. Burime brenda KLD-së shpjeguan se për këto vende bosh ka pasur një numër të konsiderueshëm kandidatësh që garonin, emra që mund të konsideroheshin si potenciale reale të sistemit gjyqësor. Anëtarët e Këshillit, pasi janë njohur me këta emra, kanë dhënë votën e tyre duke përzgjedhur në gjykimin e tyre më të mirët. Për vendin bosh në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda kanë përzgjedhur gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Fehmi Petku, i cili prej vitesh është pjesë e trupës penale në të këtë gjykatë. Për dy vendet bosh në Gjykatën e Apelit të Tiranës u përzgjodh Gjin Gjoni dhe Hysni Demiraj. Ky i fundit është aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por duke qenë se ishte në garë, nuk u përfshi në votim. Së fundi, për vendin bosh si gjyqtar në Gjykatën e Faktit të Tiranës është përzgjedhur avokati Artan Zeneli.
Procedimet
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi që të revokojë vendimin ndaj gjyqtarit të Matit, Vesel Bako, për pezullim nga detyra. Ky vendim argumentohet se erdhi pas pushimit të masës disiplinore që ishte propozuar ndaj tij. Në mbledhjen e kaluar KLD-ja kishte në rendin e ditës edhe shqyrtimin e disa propozimeve të ministrit të Drejtësisë për masa disiplinore. Anëtarët e Këshillit kanë rënë dakord që këto propozime t’i kalojnë për diskutim në një mbledhje tjetër. Gjyqtarët që do shqyrtoheshin për masë disiplinore ishin: Taulant Tafa, Enkeleda Kashuri, Nevrije Halo dhe Rasim Doda.
16 Qershor 2009