E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, Alibeajt i shtohen edhe 200 punonjës te burgjet

 

Qeveria ka miratuar dje një propozim të Ministrit të Financave, Ridvan Bode për t'i shtuar Ministrisë së Drejtësisë 200 punonjës për sistemin e burgjeve. "Këshilli i Ministrave vendosi që në vendimin nr. 160, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime: 1. Ministrisë së Drejtësisë në numrin e përgjithshëm të punonjësve, të miratuar për vitin 2008, në sistemin e burgjeve, t'i shtohen 200 veta. Numri total i punonjësve buxhetorë për vitin 2008, për periudhën korrik- dhjetor 2008, bëhet 104 531, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëngjitet këtij vendimi", thuhet në projekt vendimin e miratuar dje në qeveri. Sipas relacionit të vendimit, thuhet se punonjësit do të shtohen në policinë e burgjeve. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Berisha ngriti sërish çështjen e legalizimit të punëtorëve të familjes. Kryeministri ritheksoi se në mënyrë kategorike, ky vendim nuk ka për qëllim të përfitojë arka e shtetit, por të vendosë dinjitetin e duhur në trajtimin e kësaj kategorie punonjësish. Duke kërkuar nga kryefamiljarët regjistr-imin e këtyre punonjësve, Berisha shpjegoi se pagesa vjetore që do të bëhet nga punëdhënësit është simbolike dhe nuk do të rëndojë buxhetin e familjeve, por do t'u krijojë mundësi të punësuarve të përfitojnë pension. Ky vendim nuk ka në mënyrë kategorike qëllimin e përfitimit të arkës së këtij shteti, por ka si qëllim vendosjen e dinjitetit njerëzor, të trajtimit human që meritojnë këta njerëz. Punëdhënësi do të paguajë gjithsej rreth 80 dollarë në vit, gjë e cila nuk rëndon buxhetin e tij, por legjitimon dhe krijon një mundësi pensioni për këtë kategori punonjësish. Në tërësi këto janë gra dhe vajza, të cilat e bëjnë këtë punë për të përballuar jetën e tyre të përditshme", tha kreu i qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›