Vendimi; Droga e kapur në portin e Durrësit, 6 vjet burg kosovarit Qorolli
Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli dje vendimin dhe dënoi përfundimisht me 6 vjet burg të pandehurin nga Kosova, Sead Qorolli, i akuzuar për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”. Një seancë më parë, prokurori i çështjes kërkoi dënimin me 9 vjet burg për të pandehurin, i cili është duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar, nga ku përfiton edhe uljen e 1/3 së dënimit. Kosovari Sead Qorolli u arrestua në portin e Durrësit me 5 kg heroinë. Sipas organit të akuzës, nga shitja e heroinës mund të përfitoheshin 70 mijë euro. I pandehuri Qorolli u arrestua shtatorin e vitit të kaluar, në orët e vona të mbrëmjes, duke tentuar të kalojë me automjetin e tij 5 kg heroinë të fshehura në kroskot. Qorolli jetonte ne Zvicër dhe Italia mendohet të ketë qenë destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike.