E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, deklaratat tatimore tani detyrimisht vetëm me internet

Tiranë, 4 Shkurt NOA - Këshilli i Ministrave
vendosi në mbledhjen e tij të fundit deklarimin e detyrueshëm, vetëm nëpërmjet
formës elektronike, të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera
tatimore.

Këtu përfshihen deklarata tatimore, që janë
formularët:

i) e deklarimit dhe të pagesës së TVSH-së;

ii) e deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi
të ardhurat nga punësimi;

iii) e deklarimit dhe të pagesës së tatimit
mbi fitimin;

iv) e deklarimit dhe të pagesës së
kontributeve për sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Po ashtu përfshihen dokumente tatimore, që në
kuptim të këtij vendimi, janë librat e blerjes dhe të shitjes.

Subjektet e regjistruara pranë Drejtorisë
Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave tatimore,
dhe të librave të blerjes e të shitjes, vetëm nëpërmjet formës
elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, nga data1 janar 2010.

Ndërkohë, subjektet e regjistruara për TVSH-në
dhe tatimin mbi fitimin, të regjistruara pranë drejtorive rajonale tatimore
duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave tatimore dhe të librave të
blerjes e të shitjes, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar nga
periudha tatimore, nga data 1 mars 2010.

Kurse subjektet e regjistruara për TVSH-në dhe
subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale për biznesin e vogël duhet të bëjnë
dorëzimin e deklaratave tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke
filluar nga periudha nga data 1 korrik 2010.

Sakaq, entet shtetërore janë të detyruara të
paraqesin deklaratat tatimore për tatimin mbi të ardhurat personale, sigurimet
shoqërore dhe shëndetësore, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar
nga periudha tatimore, nga data 1 mars 2010.

r.l/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›