Mbështetje për investime dhe pavarësinë e Kosovës
17/02/2009 Basha takohet me mbretin e Arabisë Saudite
Mbretëria e Arabisë Saudite konfirmon mbështetjen e plotë për Kosovën dhe pavarësinë e saj. Kjo është konfirmuar nga autoritetet më të larta të Mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë takimit që kanë zhvilluar me ministrin e Jashtëm Lulëzim Basha. Në këto takime palët janë angazhuar për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, ndërsa Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim do të financojnë projektet e infrastrukturës rurale.
Takimet
Gjatë vizitës dyditore në Arabinë Saudite ministri Basha u prit në një takim të veçantë nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, mbreti Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud. Pasi shprehu falënderimet për ndihmën saudite për Shqipërinë dhe shqiptarët ndër vite, Basha e siguroi mbretin saudit për vullnetin e Shqipërisë për të forcuar dhe zgjeruar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Mbreti i Arabisë Saudite i transmetoi ministrit Basha përshëndetjet dhe vlerësimet më pozitive për Shqipërinë si dhe vullnetin për t’i forcuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Një tjetër takim ministri Basha e zhvilloi me homologun e tij saudit, Princin Saud Al Faisal Bin Abdulaziz Al-Saud. Në këtë takim u theksua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si dhe u shpreh dëshira që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelet më larta. Një vend të veçantë gjatë takimit zuri angazhimi i palëve për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet ekonomike. Në këtë kuadër dy homologët u angazhuan për nënshkrimin e disa marrëveshjeve në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve, si dhe për të krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme për rritjen e kontakteve të ndërsjella dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes biznesit shqiptar dhe atij saudit. Në takimin e zhvilluar në Organizatën e Konferencës Islamike mes ministrit Basha dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate Ekmeledin Ihsanoglu në qendër të bisedimeve ishte Kosova. Palët diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me qëllim nxitjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga anëtarët e Organizatës së Konferencës Islamike. Po kështu gjatë takimit u diskutua mbi ministerialin e ardhshëm të Organizatës së Konferencës Islamike si dhe për çështje të tjera të bashkëpunimit në gjirin e kësaj organizate. Një tjetër takim ministri Basha zhvilloi në selinë e Bankës Islamike për Zhvillim me Presidentin e kësaj banke Ahmed Muhamed Ali. Portofoli i Bankës Islamike për Zhvillim në Shqipëri kap vlerën 100 milionë dollarë, ku përfshihet edhe financimi prej afro 40 milionë dollarë i segmentit Kalimash–Rexhepaj, pjesë e rrugës Durrës–Kukës. Ministri Basha, pasi shprehu falënderimet për asistencën që kjo bankë i ka ofruar Shqipërisë gjatë viteve të tranzicionit, theksoi kërkesën që kjo bankë të vazhdojë të jetë e pranishme në Shqipëri për financimin e projekteve në fushat e infrastrukturës, shëndetësisë, zhvillimit rural etj. Në veçanti u diskutua mbi kontributin e BIZH-it në fondin prej 400 milionë dollarësh për projektin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e 6000 km rrugë rurale si dhe projekte konkrete në fushën e shëndetësisë.