Meningjiti, vaksinimi i fëmijëve nis më 2 mars
17/02/2009 Vaksina e re për difterinë, tetanosin, kollën e mirë, hepatitin B dhe meningjitin
Të parët në marrjen e kësaj doze do të jenë foshnjat e lindura gjatë 2009-s.
Brenda pak ditësh do të nisë shpërndarja e vaksinës së re, e cila do të mbrojë moshat e vogla prej sëmundjeve të rënda, që mbartin pasoja fatale për jetën. Kështu, duke nisur nga data 2 mars të gjitha foshnjat e lindura në janar të këtij viti do të vaksinohen për herë të parë me vaksinën pentavalente, e cila i mbron nga pesë sëmundje të rënda, siç janë: difteria, tetanosi, kolla e mirë, hepatiti B dhe meningjiti, që shkaktohet nga hemofilus influenca tipi B. Aplikimi i kësaj vaksine në vendin tonë realizohet për herë të parë gjatë këtij viti, ndërsa në periudha e shkuara sëmundjet e mësipërme mbuloheshin me vaksina specifike, të cilat gjithashtu bënin pjesë në kalendarin kombëtar të vaksinave. Specialistja e këtij programi pranë Institutit të Shëndetit Publik tregon se tashmë janë marrë të gjitha masat e duhura për mbulimin e të gjithë popullatës me këtë vaksinë, e veçanërisht në zonat e thella malore. Deri në mbylljen e vitit të shkuar, bazuar në kalendarin kombëtar të vaksinimit, vaksina kundër difterisë dhe hepatitit B jepej në injeksione të ndara nga njëra-tjetra. Marrja e kësaj vaksine do të luajë një rol të rëndësishëm veçanërisht në parandalimin e sëmundjes së meningjitit, e cila shkaktohet nga një bakter që infekton cipat e trurit e që specifikohet si “hemofilus influenca tipi B”. Të gjithë fëmijët me meningjit nga hemofilus influenca, në rast se nuk trajtohen, shoqërohen me pasoja fatale për jetën. Vaksina e re pentavalente është siguruar nga shteti për 5 vjet falë financimit të GAV-së (Aleanca Botërore për Vaksinat). Më pas do të jetë qeveria shqiptare që do të mbulojë fondin e shpenzimeve për blerjen e saj.