Përdhunoi 5 vjet më parë, arrestohet i dënuari
17/02/2009 U dënua me 10 vjet burg
DURRES- Policia e Durrësit ka prangosur një shtetas të shpallur në kërkim që në fillim të vitit 2005. Efektivat e kësaj policie kanë prangosur shtetasin L. Curli, pasi ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “ushtrimit të marrëdhënieve seksuale me dhunë në bashkëpunim”. Ky shtetas është banor i lagjes numër 10 të qytetit të Durrësit dhe arrestimi i tij është bërë në mbrëmjen e së hënës në banesën familjare të të dënuarit. Gjykata e rrethit gjyqësor të Durrësit e ka shpallur fajtor shtetasin L. Curli, i vitlindjes 1967. Vendimi i kësaj gjykate mban datën 15.4.2004 dhe që nga kjo periudhë e në vijim shtetasi i mësipërm kishte mundur të mos identifikohej. Policia sipas deklarimeve nga burimet zyrtare, e ka mbajtur nën përgjim kohët e fundit dhe e ka vënë nën kushtet e arrestit vetëm në mbrëmjen e së hënës. Vendimi është dhënë nga gjykatësit e qytetit të Durrësit, ndërkohë që në seancën gjyqësore ku ka qenë e pranishme viktima ka munguar i akuzuari. Sipas policisë, ky shtetas që tashmë do të vuajë dënimin në një nga vendet e ndalimit, ka kryer këtë vepër penale në bashkëpunim me persona të tjerë. Policia nuk ka dhënë sqarime lidhur me emrat e personave që janë akuzuar për të njëjtën vepër penale me të arrestuarin Curli. 42-vjeçari ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë jashtë qytetit të tij, por pa mundur t’i shmanget përballjes me policinë, e cila dje e ka arrestuar në banesën familjare në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit. Policia dhe gjykata ka mbajtur anonim emrin e femrës, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj Lumisian Curlit dhe të tjerë shtetasve të cilësuar nga gjykata si bashkëpunëtorë në këtë vepër penale. E dëmtuara thuhet nga burimet zyrtare se është marrë nën mbrojtjen e plotë të policisë së shtetit dhe pas një trajtimit disamujor në një qendër rehabilitimi është kthyer në shtëpinë e saj.