E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Krimeve të Rënda, 88 vjet burg për bandën e “Niklës”

• TIRANE – Gjykata e Krimeve të Rënda akordoi dje 88 vite burg për të pandehurit e bandës së Niklës, të akuzuar për “rrëmbim personi”, “vrasje me paramendim e mbeturnë tentativë”, “vjedhje”, “vjedhje me armë”, “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, vepra penale të gjitha të kryera në bashkëpunim. Kolegji Penal pesë-anëtarësh i kësaj gjykate dënoi me 16 vjet burg njërin nga krerët e bandës, Flamur Hakën, 17 vjet dy eksponentët kryesorë Kreshnik Berisha dhe Petrit Lleshi, 12 vjet Agron Tafanin, nga 10 vjet secilin Mustafa Xhekën dhe Edmond Sinën dhe 6 vjet Ervin Belbën. Gjykata argumentoi dje se gjatë gjykimit ishte provuar se të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kryer disa vepra penale në zonën e Laprakës, pas vitit 2002, duke iu vënë gjoba bizneseve apo edhe duke marrë peng biznesmenët. Thuajse kaq ishte edhe pretenca e Prokurorisë për këta, ndërsa vetë të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kërkuan pafajësi.                f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›