Vendimi i qeverisë, kategoritë që do të përjashtohen nga pagesa e studimit
Sipas vendimit të qeverisë nr.1113, datë 13.11.2009 “Për kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe tarifat e shkollimit për studimet e ciklit të parë, me kohë të pjesshme, e të edukimit në distancë, në vitin akademik 2009-2010”, do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit kandidatët, të cilët fitojnë të drejtën për të studiuar në një program studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, si program i parë studimi, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2009-2010, që u përkasin këtyre shtresave shoqërore, si: të verbrit, të shurdhët, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, kryefamiljaret (gratë) me fëmijë, kandidatët që vijnë nga familje, të cilat trajtohen me ndihmë sociale, si dhe fëmijë që gëzojnë statusin ligjor të jetimit. Këtë të drejtë, sipas vendimit të qeverisë, do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave shoqërore.
23 Dhjetor 2009