Vendimi i ri i qeverisë, pagat e reja të zjarrfikësve sipas gradave
Renditja e shtesës së pagës që nga niveli “Drejtues i Parë” deri në nivelin “Agjent
Tiranë - Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të zjarrfikësve është zbardhur plotësisht dhe tabela që detajon efektet e vendimit përcakton qartësisht pagat e reja të të gjitha forcave zjarrfikëse sipas nivelit dhe gradave që ato kanë. Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH) organizon dhe drejton punën për zbatimin e ligjshmërisë, të normave e të rregulloreve për mbrojtjen e jetës së njerëzve e të pronës nga rreziku i zjarrit dhe jep asistencë teknike në këtë fushë. Gjithashtu kjo polici organizon punën për shuarjen e zjarreve dhe për shpëtimin në raste emergjencash dhe fatkeqësish të tjera, si dhe bashkëpunon me institucionet e tjera qendrore të administratës publike dhe me njësitë e qeverisjes vendore në fushën e mbrojtjes nga zjarri e të shpëtimit. Kjo polici bashkëpunon me sektorë të tjerë të Policisë së Shtetit; me Policinë Bashkiake e policitë e tjera, me shërbimin e urgjencës shëndetësore etj., për shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës nga zjarri, nga rreziqet teknologjike, nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
Mbështetja
Projektligji i miratuar në ditën e fundit të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë (qershor 2009) u dha mundësi ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës, Zjarrfikëses, SHISH-it etj., të përfitojnë pensione dhe të ardhura shtesë mbi ato që përcaktohen në ligjin "Për sigurimet shoqërore”. Për të përfituar pensione suplementare këto kategori (përfshirë zjarrfikësit), duhet që gjatë kohës që janë aktivë në detyre të paguajnë kontribute shtesë në masën dy për qind të pagës referuese. Duke paguar 2 për qind të pagës, ligji do t’u mundësojë atyre të përfitojnë jo vetëm të ardhura shtesë, pension të parakohshëm, pension shtesë mbi pensionin e pleqërisë etj,. por edhe në rastet kur ata nuk punojnë për shkak të paaftësisë së përkohshme në punë e shërbim, për rehabilitim shëndetësor etj.
Pensionet
Vjetërsia për efekt të llogaritjes së përfitimeve shtesë që do të përfitojnë do të përcaktohet sipas ligjeve që përfshijnë Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Zjarrfikësit, Gardën e Republikës, SHISH-in etj. Gjithashtu, për efekt të përllogaritjes së përfitimeve, viti i shërbimit njihet vetëm kur është vit i plotë. Për disa pozicione me vështirësi, koha e shërbimit do të llogaritet me 1,5-fishin e asaj standarde. Në vjetërsi do të llogariten edhe koha e ndërprerjes së karrierës për shkak të një vendimi të padrejtë gjykate, koha e plotë e vuajtjes së dënimit me burgim ose internim, për motive politike, pas titullimit në karrierë nga personat që kanë shërbyer në këto struktura dhe kanë përfituar me ligj pafajësinë. Përfitimet shtesë për ushtarakët, policët dhe kategoritë e tjera, do të llogariten në bazë të pagës referuese. Ligji parashikon që për efekt të përcaktimit të përfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të qëndrimit në atë gradë apo funksion.
Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit
Roli Grada Paga bazë për gradë Shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi
1 2 3 4
Bazë Agjent 33 600 7 000
Agjent I 36 500 7 000
Asistent 39 000 8 000
Asistent I 40 500 8 000
Kryeasistent 43 00 8 000
I mesëm Nëninspektor 47 000 6 000
Inspektor 51 000 6 000
Kryeinspektor 60 000 6 000
I lartë Nënkomisar 69 000 6 000
Komisar 82 000 6 000
Kryekomisar 94 000 6 000
Madhor Drejtues 105 000
Drejtues I 115 000
BOX
Oficerët e kontaktit në ambasada, zbardhen pagat e reja
Qeveria ka rritur me 100 euro pagat e oficerëve të kontaktit nëpër ambasadat shqiptare. Oficerët e kontaktit janë nyja lidhëse e të dhënave policore dhe tashmë do të marrin pagën dhe shërbimet shtesë. Çdo oficer kontakti që shërben në vendet e Europës do të paguhet 850 euro në muaj, ndërsa në vendet e tjera pagesa është 1020 dollarë, duke mos llogaritur shtesat. Të paktën kështu parashikohet në vendimin e ri të Këshillit të Ministrave, ku thuhet se punonjësit shqiptarë të Ministrisë së Brendshme, të atashuar në përfaqësitë diplomatike të trajtohen me pagë për gradë dhe shtesë për përfaqësim, ndërsa paga njësohet me gradën “Këshilltar” për shërbimin e jashtëm. Vendi ynë ka shkëmbyer informacione policore pikërisht me këta oficerë kontakti, për të cilët duket se është menduar specifikisht pas rivlerësimit të gradave në Policinë e Shtetit. Rreth një vit më parë Shqipëria vendosi të dërgojë oficerë kontakti në Europol, por nga një ekspert do të niset drejt Britanisë së Madhe, Belgjikës, Turqisë dhe Kosovë, ndërsa nga dy oficerë kontakti do të dërgohen në Itali e Greqi. Oficerët e kontaktit emërohen nga ministri i Brendshëm me propozim të drejtorit të Përgjithshëm. Kreu i dikasterit blu ka të drejtë t’i ngarkojë ata në më shumë se një vend dhe oficerët e kontaktit gjatë ushtrimit të detyrës vazhdojnë të mbeten në organikën e institucionit që i emëron dhe mund të kthehen aty. Statusi, imuniteti dhe privilegjet që gëzojnë oficerët e kontaktit rregullohen sipas marrëveshjeve bazë të nënshkruara mes Ministrisë së Brendshme dhe ministrive homologe. Oficerët e kontaktit do të marrin kompensim për koston e jetesës që nis me 300 euro për ata që punojnë në Londër, Moskë, Pekin etj. dhe shuma zbret në 260 euro për oficerët që do të shërbejnë në Vjenë, Uashington, Paris etj. Më tej kuota zbret në 230 euro për Brukselin, Athinën Hagën etj., për të kaluar në 200 euro për Zagrebin, Janinën etj., ndërsa në fund vjen kuota prej 150 eurosh për Shkupin, Prishtinën etj. Paga mujore i nënshtrohet tatimit dhe do të paguhen sigurimet shoqërore e shëndetësore. Oficerët e kontaktit mbështesin luftën e përbashkët kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të armëve, emigracionit të paligjshëm dhe pastrimit të parave.
Struktura dhe nivelet e pagave për oficerët e kontaktit
Pozicioni Paga mujore
Paga bazë mujore (në euro dhe në dollarë) Shtesa për përfaqësimin (në %)
Oficer kontakti
805 euro
1020 dollarë USD 40%
22 Gusht 2009