E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, ndërtimet informale, nën hetim për pastrim parash



Këshilli i Ministrave mori dje një vendim, sipas të cilit, pasuritë dhe ndërtimet informale që po legalizohen, do të kalojnë në disa filtra procedurash për të parë burimin e financimit të tyre. E thënë ndryshe, Agjencia e Legalizimeve do të bashkëpunojë me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive si dhe me institucionet e tjera përkatëse për të parandaluar pastrimin e parave si dhe financimin e terrorizmit. Udhëzimi parandalon përdorimin e këtyre subjekteve për pastrim parash dhe financim terrorizmi. Subjektet raportuese, që dyshojnë se transaksionet, pronat ose marrëdhëniet e biznesit janë produkte të veprës penale ose kanë për qëllim të përdoren për financimin e terrorizmit, menjëherë, por jo më vonë se 72 orë, i paraqesin një raport të veprimtarisë të dyshimtë (RAD), autoritetit përgjegjës sipas formularit të RAD-it, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Subjektet e këtij udhëzimi, me anë të raportit të vetëkontrollit, me kërkesën e autoritetit përgjegjës, duhet të raportojnë për masat e marra për zbatimin e kërkesave të ligjit. Raportimet bëhen me anë të formularëve, të cilët dërgohen me postë elektronike ose edhe me postë të zakonshme. Për rastet, kur subjektet zotërojnë një informacion të rëndësishëm dhe urgjent për t’u përcjellë, raportimi bëhet me telefon. Informacionet e dërguara në mënyrën e sipërpërmendur, gjithashtu duhet të dërgohen tek autoriteti përgjegjës me anë të formularëve. Autoriteti përgjegjës ka të drejtë të kërkojë edhe informacione shtesë. Kur ky informacion është urgjent, duhet të jepet edhe verbalisht. Kjo kërkesë duhet të dokumentohet brenda tri ditëve pune me anë të një shkrese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›