E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, ngrihet Keshilli Bashkiak i Tiranes Rozeta Rapushi

Kolegji Zgjedhor zhbllokon perfundimisht Bashkine e Tiranes. Ne mesdite, gjyqtaret e ketij kolegji, pranuan kerkesen e bere nga Partia Demokratike duke ndare te 55 mandatet per keshilltaret e Bashkise se Tiranes. "Tashme cdo gje eshte gati per konstituimin e Keshillit Bashkiak", tha menjehere pas vendimit te djeshem, perfaqesuesi ligjor i Partise Demokratike Oerd Bylykbashi. I pyetur per akuzat e PS-se te adresuara se fundi ndaj Kolegjit Zgjedhor, Bylykbashi tha se ato jane halucinante dhe se fitorja e Lulzim Bashes ne Bashkine e Tiranes eshte e certifikuar. "Fitorja e Lulzim Bashes eshte e certifikuar plotesisht. Numerimi i cdo vote u realizua ne menyre transparente. Keto ishin vetem procedura. Ne fakt ndarja e mandateve per keshillin bashkiak te Tiranes, duhej bere nga KQZ, por nuk u dhane votat e duhura", theksoi Bylykbashi. Por ndonese vendimi i djeshem pritej qe te ishte i shpejte, ai u dha nga Kolegji Zgjedhor vetem pas mesdite. Kolegji e shtyu per disa ore shqyrtimin e ankimit, pasi perfaqesuesit e Partise Socialiste, si pale e interesuar ne kete ceshtje, nuk ishin te pranishem. Ndonese ne pritje te tyre, gjyqtaret dhane me shume kohe, serish perfaqesuesit socialiste nuk u paraqiten dhe trupa e gjyqtareve te perzgjedhur per kete ceshtje shpallen vendimin, ndane mandatet per te 55 keshilltaret fitues ne Bashkine e Tiranes. Relatore e ceshtjes kete here, ishte gjyqtarja Neriban Mullai. Ndersa trupi gjykues perbehej nga Astrit Kalaja, Petraq Dhimitri, Tom Ndreca dhe Entela Prifti. Partia Demokratike kerkoi nga Kolegji Zgjedhor qe te beje shperndarjen e mandateve te Keshillit Bashkiak, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi te beje ndarjen e tyre per shkak te mungeses se numrit prej pese votash qe kerkon nje vendim i tille. Pas fjales se fundit te thene nga Kolegji Zgjedhor, Keshilli Bashkiak te Tiranes, mund te konstituohet menjehere. Ne ligjin per "Pushtetin Vendor", percaktohet qarte se Keshilli Bashkiak e zhvillon mbledhjen e tij te pare jo me vone se 20 dite nga shpallja e rezultatit te zgjedhjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Qe ne kete rast eshte Kolegji Zgjedhor qe mundesoi ndarjen e mandateve per keshilltaret. "Mbledhja e pare e keshillit thirret nga sekretari i keshillit komunal ose bashkiak. Ne mungese te tij, nismen per thirrjen e mbledhjes se pare e merr prefekti", sakteson ligji, duke mos lene hapesira per bllokime ne konstituimin e Keshillit Bashkiak. Nga rezultatet e zgjedhjeve te 8 Majit, rezulton se koalicioni "Aleanca per Qytetarin" ka 28 anetare, ndersa koalicioni "Aleanca per te Ardhmen", ka 27 anetare. Emrat e te cileve, Gazeta "Koha Jone" i boton te plote pas mandatit te marre dje zyrtarisht me vendim te Kolegjit Zgjedhor.

Gjykata verteton: Lulzim Basha, Kryetar i Bashkise se Tiranes

Gjykata e Tiranes, miratoi dje kerkesen e Kryetarit te ri te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, duke vertetuar mandatin e tij si kryetar te kesaj bashkie. Ne oret e para te mengjesit te djeshem, gjyqtarja Elbana Lluri, deklaroi vendimin e marre ne lidhje me kete kerkese te bere nga Basha, duke e quajtur ate zyrtarisht kryetar te Bashkise se Tiranes. Procedura ligjore, e kerkon qe kreu i bashkise me te madhe ne vend, te pajiset nga gjykata me nje vertetim te tille, qe tregon dhe verteton se procesi i ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit ka perfunduar dhe ai mund te nise detyren, me konstituimin edhe te Keshillit Bashkiak. Ishin pikerisht avokatet e Lulzim Bashes, ata qe depozituan dy dite me pare kerkesen ne kete gjykate, duke ju referuar ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor". Ne kete ligj, saktesohet se mandati i kryetarit te Bashkise vertetohet nga gjykata. "Mandati i kryetarit te komunes ose bashkise vertetohet nga Gjykata, ne juridiksionin e se ciles perfshihet komuna ose bashkia perkatese, brenda 20 diteve nga data e shpalljes se rezultatit te zgjedhjes se tij", thuhet ne piken e pare te nenit 40 te ketij ligji. Me ndarjen po diten e djeshme edhe te mandateve per te 55 keshilltaret e Bashkise se Tiranes, tashme pritet qe ne fillim te javes se ardhshme, te realizohet edhe konstituimi i ketij keshilli si dhe betimi i Kryetarit te ri te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha.

Anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes

Aleanca per Qytetarin 28 Aleanca per te Ardhmen 27

PD PS

Jorida Tabaku Mimoza Hafizi

Ferdinant Poni Tritan Kalo

Suzana Guxholli Kristaq Blushi

Gezim Karapici Ardiana Berberi

Niazi Kosovrasti Ervin Bushati

Dhori Kule Lorenc Vangjeli

Jul Bushati Arbian Mazniku

Eneida Guria Aldrin Dalipi

Beqir Nuredini Gerta Lubonja

Besnik Aliaj Shpetim Cami

Jera Kruja Fatbardha Barjaba

Zamir Ndroqi Genti Gazheli

Akli Fundo Juliana Hoxha

Sulejman Mema Mehmet Hasanlami

Enkelejda Sallaku Alketa Hila

Bledi Kasmi Valbona Tahiraja (Doci)

Murat Basha Petrit Ago

Ariana Bekteshi Hari Mulla

Vejsel Rizvanolli Eridian Saliani

LSI Andrea Marto

Shezai Rrokaj Megi Ajtyresa

Edmond Panariti Ylli Cano

Erisa Zaimi Vjola Sterjo

Endrit Brahimllari Xhevdet Kacani

Blerina Kazaferi Suzana Hakrama

PDIU PDS

Tahir Muhedini Florian Pullazi

Arian Cuko PSV '91

PR Enver Reci

Maksim Begeja

PLL

Agim Kraja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›