E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendorët të blejnë kuponët për qytetarët

 

Kryeministri Berisha u bëri thirrje dje autoriteteve vendore të zbatojnë vendimin e qeverisë, duke blerë kuponët për kategoritë në nevojë, që do të përfitojnë ulje të çmimit të kartës së identitetit. “Të marrim letërnjoftimet për t’i treguar vetes dhe botës, se ne tani kemi dokumentet e identitetit më moderne në Evropë. I bëj thirrje autoriteteve lokale që, në përputhje me vendimin e qeverisë, të blejnë menjëherë kuponin e letërnjoftimit për të gjithë qytetarët që janë me ndihmë ekonomike. Sapo të paraqesin dokumentet, qeveria do të paguajë për gjithsecilin prej tyre dhjetë mijë lekë të vjetra”, u shpreh dje nga Shkozeti kreu i qeverisë. në të njëjtën kohë ai u kërkoi pensionistëve të aplikojnë për marrjen e kartës së identitet, duke shtuar se gjatë pensionit të muajit maj do të kenë edhe një shtesë prej 1 mijë lekësh si kompensim të qeverisë për kartat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›