Vendorët, tubim përpara selisë së Parlamentit
Përfaqësuesit socialistë në pushtetin vendor do të organizojnë sot pasdite një protestë para Parlamentit shqiptar. Marrëdhënia e qeverisë me njësitë vendore të drejtuara nga opozita dhe presionet e saj financiare në këtë drejtim do të jenë temë e protestës, e cila që prej tetorit të vitit të kaluar vijon të mbetet çështje e mprehtë. Kështu, vetëm 1 javë më parë, shoqata e autonomisë vendore apeloi ndaj qeverisë për heqjen dorë nga politikat selektive, të cilat janë vënë në dukje edhe nga deputetët socialistë në protestat e ditëve të fundit. Problemi në fjalë ka rëndësi edhe për shkak të situatës së krijuar në disa njësi vendore lidhur me mosmiratimin e buxheteve vendore. Bashkëpunimi PD-LSI ka sjellë bllokimin e tyre në këshillat lokale, duke e bërë problemin e fondeve dhe lëvrimit parësor në mjaft komuna dhe bashki të vendit. Kjo, edhe pse situata të kësaj natyre përcjellin në të vërtetë simptomat e krizës politike në Tiranë, që sa i përket pushtetit vendor, arriti kulmin me përpjekjen për bllokim të buxhetit të bashkisë së kryeqytetit.
#