E Diel, 1 Nëntor 2026

Vullkanologët: Nuk mund të parashikojmë asgjë

Fenomeni

Jennie Gilbert, një profesor në Universitetin e Lancaster në Angli, i cili ka studiuar vullkanin islandez, tha se "unë nuk mendoj se ka ndonjë ide të qartë për mënyrën se si do të veprojë ky vullkan. Besoj se do të vazhdojë me shpërthime për disa ditë dhe më pas mund të vazhdojnë në një nivel të reduktuar", tha ai.

Duke konfirmuar se në lëndën që po shpërndahet në ajër ka një pjesë të qelqtë, eksperti Kolin Macpherson, nga Universiteti i Durhamit në Angli, thotë se një faktor ndikues është fakti se shpërthimi vullkanik po ndodh në një zonë ku ka një shtresë akulli, e cila do të minimizojë efektet e bërthamës së nxehtë të magmës.

Hiri i vullkanit padyshim që shkakton probleme edhe te motorët e avionëve, të cilët janë shuar në katër ditët e fundit. Paul Haskins nga Shërbimi i Kontrollit Ajror në Swanwik, tha se hiri vullkanik mund të shkaktojë dëme serioze te motorët e avionëve. “Hiri vullkanik është shumë i rrezikshëm për aeroplanët. Nëse hyn në motorin e avionit mund të shkaktojë probleme dhe ta prishë atë”, thotë ai. Por dy kompani të mëdha aviacioni kryen dje fluturime provë me avionët e tyre në hapësirat ajrore “të infektuara” nga pluhuri vullkanik. Të dyja kompanitë thanë se fluturimi i avionëve manovër në brendësi të zonave ajrore me pluhur vullkanik, nuk kishte problem.

Detajet teknike nuk janë bërë të ditura, përfshi kohëzgjatjen e qëndrimit të avionëve në zonën me pluhur, apo intensitetin e tymit në korridoret e fluturimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›