Vendos Ronaldinjo, Milani mposht Interin në derbi
Nga Altin Latifi
Milani ka arritur të fitojë derbin e mbrëmshëm kundër Interit, duke e çuar në një pikë distancën me ekipin zikaltër. Kuqezinjtë e Ançelotit i janë falur një goli të brazilianit Ronaldinjo, që si rrallëherë, ka shënuar me kokë. Një kombinim me Kaka në minutën e 35-të, ka sjellë edhe momentin që ka vendosur fatet e këtij takimi. Ronaldinjo ka shënjestruar saktë cepin e portës të mbrojtur nga Hulio Cesar dhe më pas ka festuar si i marrë. Nuk kishte ndeshje më të mirë për ish-fantazistin e Barcelonës që të shënonte golin e parë me fanelën e Milanit. Një gjë e tillë është kuptuar edhe nga festa që ka bërë Ronaldinjo dhe vallëzimi i tij nën sytë e ultrasëve kuqezinj.
Ndeshja
Takimi i mbrëmshëm ka dhuruar shumë emocione, por vetëm në minutat e fundit erdhën rastet e pastra për shënim. Të dyja skuadrat janë treguar të kujdesshme që nga fillimi, ndërkohë që lojtarët e Milanit bënin presion në çdo top. Ibrahimoviç është mbuluar mjaft mirë dhe rastet më të mira për zikaltërit jo më kot lindën pas futjes në fushë të Adrianos. Pavarësisht pësimit të golit, Interi nuk u dorëzua asnjëherë dhe kërkoi të barazonte. Në fund ishte Adriano, ai që i futur në pjesën e dytë, pati dy mundësi të mira. Por, njëherë ai e dërgoi topin lart dhe në rastin e dytë nuk mundi të mposhtë Abiatin me kokë. Ibrahimoviç tentoi në një moment të thyente portierin kuqezi, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Në pankinë, Murinjo ka rrezikuar gjithçka, megjithatë fitorja në fund i shkoi Milanit. Skuadra e Ançelotit tashmë është në kuotën e 9 pikëve, pas tre fitoreve radhazi.
Polemikat
Derbi i mbrëmshëm është zhvilluar nën një tension të madh, që është ndjerë jo pak edhe tek futbollistët në fushë. Ndërhyrjet e ashpra kanë qenë kryefjala e gjithë ndeshjes nga të dy krahët. Në minutën e 76-të, Interi mbeti me 10 futbollistë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga argjentinasi Burdizo. Ndërhyrja e tij ndaj Kaka, nuk ka lënë shumë diskutime për gjyqtarin. Ndërkohë, 5 minuta para përfundimit, është ndëshkuar edhe Materaci, ndonëse mbrojtësi ishte në pankinë. Disa fjalë të tepërta në adresë të arbitrit, ku protestoi për një moment në zonë, sollën karton edhe për të.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)