Vepra e Radovickës që bën dritë edhe sot
Një nga hidrocentralet e mëdhenj të “pagëzohet” me emrin “Petrit Radovicka”
Prof. Dr. Kico Negovani
Më 22 nëntor 2010, armata e madhe e ndërtimtarisë dhe e ekspertëve pedagogjiko– shkencorë të Shqipërisë përkujtuan me respekt dhe me emocione të thella, 90-vjetorin e lindjes së shkencëtarit të madh shqiptar, Prof. Ing. Petrit Radovicka, i cili tërë jetën ia dedikoi energjisë elektrike dhe elektrifikimit të Shqipërisë. Ai lindi në Leskovik, në një familje me tradita thellësisht patriotike dhe intelektuale. Mësimet e para të shkollës fillore i mori në vendlindje dhe të mesmen në Liceun e Korçës dhe atë të Tiranës, ku dallohej për inteligjencën dhe mendimet e tij përparimtare e demokratike.
Studimet e larta i filloi në Universitetin Politeknik në Torino–Itali dhe i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në universitetin “Bauman” në Moskë.
Në vitin 1943 i përgjigjet thirrjes që iu bënte atdheu studentëve jashtë shtetit për çlirimin e vendit. Ai ndërpret studimet e larta dhe rreshtohet si vullnetar partizan në formacionet e Luftës Nacional–Çlirimtare, ku me armë në dorë dhe me përgjegjësi deri në zëvendës-komisar Divizioni, qëndron deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Mban dekoratën e Kujtimit të Çlirimit dhe të Trimërisë.
Pjesëmarrja në luftën Nacional– Çlirimtare i dha mundësi të gjëra profesorit që të njihej shumë mirë me relievin interesant shqiptar, me gjendjen ekonomike, me varfërinë e tejskajshme të trevave të ndryshme, me analfabetizmin mbi 85 % të popullatës etj., të cilat ndikuan ndjeshëm në ndërgjegjen patriotike të tij për t’iu përkushtuar më vonë pa rezerva vënies në shfrytëzim të potencialit të madh hidrik në shërbim të zhvillimit të vendit, të begatisë dhe të lulëzimit të Shqipërisë, për ta radhitur atë përkrah vendeve të zhvilluara e të qytetëruara, që kishte parë dhe ëndërruar kur ishte student.
Me mbarimin e studimeve të larta, diplomohet inxhinier elektrik dhe kthehet në atdhe, duke filluar punë në fushën e energjetikës shqiptare. Ishin ato vite pas Luftës së Dytë Botërore, dhe atëherë kur vendi ynë nuk trashëgonte gjë tjetër, veçse një ekonomi të prapambetur, feudale dhe për më tepër, dhe të rrënuar nga lufta.
Në këto rrethana, as që mund të mendohej që vendi ynë të kishte ndonjë shpresë zhvillimi, pasi në tërë vendin numëroheshin vetëm një mikrohidrocentral i Vithkuqit në Korçë, me fuqi të instaluar 600 KW, dhe disa grupe motorësh “ Diezel” të vegjël në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë. Qytetet e tjera ndriçoheshin me llamba vajguri dhe e gjithë fshatarësia me dritën e pishës dhe të kandilit.
Kjo është dhe arsyeja themelore që 49 vjet më parë, me një entuziazëm e krenari legjitime, u inaugurua vënia në shfrytëzim Hidrocentrali i parë në vendin tonë: HEC-i i Selitës ishte me fuqi të instaluar 5000 KW. Kjo ishte dallëndyshja e parë e hidroenergjetikës shqiptare.
Ky hidrocentral për atë kohë ku Ing. Radovicka ishte si përfaqësuesi i qeverisë për mbikëqyrjen e studimit, projektimit dhe ndërtimit të tij, për Shqipërinë që trashëgonte gjithë atë prapambetje shekullore, ishte sigurisht një vepër e madhe, prandaj gëzimi i popullit ishte shumë i madh dhe i pa përshkueshëm kur llambat e kryeqytetit u ndriçuan për herë të parë me energjinë e këtij hidrocentrali dhe rubinetat vërshuan ujin e pijshëm të burimeve të Selitës– Dajt.
Populli e quajti këtë dritë dhe ujë për begatinë e vendit, një mrekulli të asaj kohe.
Është për tu theksuar se në këto fillesa të karrierës së tij shkencore; ai jep çelësin e idesë themelore për drejtimet që duhej të merrte zhvillimi energjetik në vendin tonë, pa të cilin, as që mund të mendohej që Shqipëria të zhvillohej e të begatohej e të ecte përpara me atë prapambetje nga e kaluara.
Në këto momente mendojmë se jemi të një mendimi me kolegët e specialistët për të thënë se puna shkencore, projektuese e ndërtuese e zotit Petrit Radovicka në fushën e energjetikës shqiptare është aq e lavdërueshme dhe e dobishme sa janë të po asaj rëndësie dhe veprat madhore që ai studioi dhe projektoi me nivele të larta tekniko- shkencore për atdheun tonë.
Akademiku Radovicka, si njohës i mirë i burimeve energjetike, si dhe të shkencëtarëve të ndryshëm botërorë që kanë zgjidhur me sukses mënyrat e prodhimit të energjisë, duke u mbështetur në lëndët e para të Shqipërisë si: nafta , gazi, qymyrguri dhe potenciali hidrik për të prodhuar energjinë elektrike, qëndroi i palëkundur dhe me dinjitet që në fillim e deri në fund të jetës së tij, me variantin parësor për ndërtimin e HEC – ve të fuqishëm, të kombinuar edhe me termocentrale, për të mbuluar pikun që krijohet në sistemin e energjetik gjatë një cikli kohor vjetor. Në tërë veprimtarinë e tij shkencore, ai, duke qenë në krye të grupit shkencor të punës, arriti një strategji të llogaritur saktësisht në çdo ndarje e nën ndarje për të mishëruar me baza të forta çdo hap të zhvillimit energjetik në vendin tonë.
Në zgjidhjen e mjaft problemeve shkencore të veprave madhore për zhvillimin e energjetikës shqiptare shohim se Prof. Radovicka ishte i ndikuar si nga shkencëtarët e Perëndimit edhe nga ata atë Lindjes. Në tërë veprimtarinë e tij shkencore, studimore e projektuese spikat vendosmëria për të mbrojtur edhe parimet teorike në lëndën e fizikës, matematikës dhe hidraulikës, energjetikës, hidroteknikës dhe hidrologjisë, për zgjidhjen e shumë problemeve teknike të ndërlikuara që parashtronin projektet e këtyre HEC-ve.
Me dijet e tija të thella shkencore dhe enciklopedike, ai arriti të krijojë një arkitekturë të veçantë të interierit energjetik shqiptar, një zgjidhje si dhe një mjedis energjetik të harmonizuar dhe impulsiv që filloi nga studimi dhe projektimi i HEC- ve me fuqi të vendosur 5000 KW , në 20– 25000 KW, deri tek HEC- et e fuqishme dhe të rendit botëror, me fuqi 250000, 500000, 600000 KW .
Sipas Profesorit, sidomos kur ishte kryetar i Komitetit Shtetëror të Shkencave dhe Teknologjisë, ai predikonte që shkenca duhej të armatoste specialistët tanë me dije që të ngrenë lart madhështinë shpirtërore të njeriut, të guximit, të iniciativës krijuese, të vullnetit për punë, për të pasur besim në forcat e veta dhe për të përballuar me vendosmëri çdo situatë që krijojnë përpjekjet për të vënë në jetë dijet shkencore. Në këtë këndvështrim, madhështia e shpirtit shkencor të profesorit shprehet më shumë se kudo në jetën e tij, në vendosmërinë e palëkundur për zbatimin e strategjisë për zhvillimin energjetik.
Si shembull i veprave që simbolizojnë pasione të fuqishme dhe të larta mund të përmenden punimet ndërtimore e projektuese që drejtojnë me nivele shkencore si:
Potenciali Hidroenergjetik i Shqipërisë, skemën e Shfrytëzimit Hidroenergjetik të Lumit Drin, studimi e projektimi i tetë hidrocentraleve të fuqishme që e bënë Shqipërinë nga pisha e kandili dhe me një hidrocentral 600 KW/H dhë 10 KW/H për banorë në vitin 1945, të arrijë brenda një kohe relativisht të shkurtër, në ndërtimin e 8 HEC-ve me fuqi të instaluar 1435000 KW në vitin 1985, që arritën të prodhojnë mbi 5 miliardë 170 milionë KW/H energji elektrike në vit, ose 1500 KW/H për 1 banor.
Sa simbolike dhe kuptimplote, nga hidrocentrali i Selitës me 5000 KW që është dallëndyshja e parë, në hidrocentrale me 20, 25000 KW në Ulzë, Shkopet, Bistrica 1, Bistrica 2, në HEC-et e Vaut të Dejës, me 250000 KW, në Fierzë, me 500000 KW dhe në Koman, me 600000 KW dhe nga 10 KW/H për 1 banor në 1500 KW/H për një banor në 1985.
Në gjithë këtë punë të madhe që është kryer me nivele të larta tekniko- shkencore , ku energjetika shqiptare bëri kthesën e madhe me hop cilësor, dhe shkolla jonë e hidroenergjetikës arriti të qëndroje denjësisht përkrah shkollave të botës së përparuar, specialistët tanë të talentuar e të përgatitur nga Universiteti Shtetëror i Tiranës, kanë pasur gjithmonë udhëheqjen, mbështetjen dhe këshillat e Prof. Radovickës.
Përkrah kolegëve të tij në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Hidroenergjetike, si kryeinxhinier apo të Ndërmarrjes Hidroelektro, si konsulent në atë të Universitetit Politeknik, si rektor e shef katedre, apo në Komitetin e Shkencës, si kryetar i saj dhe deputet në Kuvendin Popullor, në diskutimet e hapura që bënte, ai shquhej për një gojëtari të zhdërvjelltë dhe mprehtësi karakteristike të veçantë në kapjen dhe trajtimin e çështjeve esenciale që i takonin zhvillimit të energjetikës në veçanti dhe të mbarë shkencës shqiptare në përgjithësi, për të cilat i janë dhënë dy çmime të Klasit të Parë të Republikës.
Ai mbeti gjithmonë i shqetësuar dhe i lidhur ngushtë me burimet energjetike duke formuluar me guxim edhe idetë e së ardhmes, të zhvillimit të saj.
Ideja madhore, që në skemat hidroenergjetike të projektohen liqene artificiale, si rregullator në shfrytëzimin e prurjeve maksimale të lumenjve dhe për të derdhur sa më pak, pa i shfrytëzuar për energji, është sa shkencore aq dhe ekonomike dhe ekologjike për kushtet klimaterike dhe malore të vendit tonë.
Vlen të theksohet ky koncept shkencor, pasi në vendin tonë, siç dihet, reshjet maksimale bien zakonisht rrëmbyeshëm, në intervale kohore disa ditore, dhe lumenjtë vërshojnë me prurje shumë të mëdha, në pamundësi për tu disiplinuar dhe shfrytëzuar maksimalisht për energjetikën, me ndihmën e digave të thjeshta nivel-ngritëse ose me kanale dhe tunele derivacioni.
Duhet të zotërosh një përgatitje të nivelit të Prof. Radovickës që të mund të orientohesh drejt në këto rrafshe tekniko- shkencore. Ai këto aftësi i shfaqte si rrallëkush në punën shumëvjeçare si studiues, kryeinxhinier i projekteve, si pedagog dhe rektor i Universitetit, kryetar i Komitetit Shtetëror të Shkencave dhe anëtar dhe zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Akademiku Radovicka shquhej për një shkallë të lartë të përgjithësimit Ai i dha jetë të re shkencës shqiptare dhe ishte nga ata shkencëtarë të mëdhenj të vendit tonë që qëndron i patundur në piedestalin e shkencës shqiptare, dhe, ashtu si çdo shkencëtar tjetër i këtij kalibri, edhe për Prof. Radovickën, ngjitja në këto maja nuk ka qenë e lehtë.
Për tu vlerësuar janë edhe origjinaliteti i mendimeve shkencore, pasuria enciklopedike e dijeve që kishte dhe sidomos forca e jashtëzakonshme bindëse shkencore. Në këtë kuadër profesori kishte forcë të madhe bindëse, jo vetëm në debatet me specialistët tanë apo të huaj; në këshillat shkencore ose konferencat shkencore nacionale ose ndërkombëtare, por, edhe në forumet më të larta qeveritare e partiake të atyre viteve ku merreshin vendimet përfundimtare për investimet.
Rëndësi të veçantë i kushtonte profesori ballafaqimit dhe diskutimit të problemeve
shkencore, me shkencëtarët dhe specialistët e huaj si: italianë, rusë, francezë, kinezë. grekë, jugosllavë, çeke. Profesori dinte tri gjuhë të huaja: italisht, frëngjisht, rusisht dhe me dinjitet të lartë shkencor, përfaqësonte vendin tonë në çdo forum ndërkombëtar për çështjet e energjetikës.
Përmes pasionesh, përjetimesh, e qëndrime aktive e patriotike, profesori paraqitet jo vetëm si shkencëtar i mirëfilltë, por edhe si një mjeshtër i përsosur për të mbrojtur me argumente të shëndosha shkencore pasuritë tona hidrike gjatë gjithë takimeve e marrëveshjeve, me shtetet fqinje, për shfrytëzimin e pasurive ujore të përbashkëta.
Ai gjithmonë mendonte dhe ëndërronte të krijonte dhe vepronte pa reshtur për të vënë në jetë së bashku me shkencëtarët e koleget e tij në Institutin e Projektimeve Nr. 3 dhe në atë të HEC-it të Fierzës, Komanit, të Vaut të Dejës të rejat e shkencës bashkëkohore në fushën e energjetikës dhe në atë të hidroteknikës. Këtë virtyt ai e demonstronte edhe kur vinte shpesh në Fierzë, ku në diskutimet që bëheshin, ishte shumë i vëmendshëm, i komunikueshëm me nivele specialistësh me nivele të ndryshëm, duke filluar nga inxhinierët, teknikët, brigadierët, punëtorët, etj. Ai ishte gjithmonë i papërtuar me sqarimet që iu jepte. Profesori ishte fisnik, energjik, në diskutime, me karakter të fortë, i paepur, kur kishte të drejtë, si dhe me një botë të brendshme shumë të pasur. Ai gjithë jetën mbolli dhe korri punë kërkimore shkencore, respekt dhe dashuri.
Mirëpo, për ironinë e atij frymëzimi, për shkencën, profesorin tonë të dashur, sëmundja e pashërueshme na e ndau para kohe nga gjiri i familjes që ai e admironte, nga shkenca që e frymëzonte, e ndau nga studentët, pedagogët, kolegët e miqtë e tij të shumtë që ai aq shumë i donte dhe që ata, aq shumë e respektonin dhe e deshën me gjithë shpirt. Thonë se edhe vdekja zgjedh ku bën shumë gjëmë dhe na ndau fizikisht. Vepra e tij madhore e shkencore e bën atë që të jetë gjithmonë i pranishëm pranë nesh, pranë çdo vatre dhe në çdo skaj të Shqipërisë, sepse është drita elektrike, mbarë energjetika shqiptare, që elektrifikoi gjithë vendin, për të cilën ai i dedikoi të gjithë jetën e tij.
Në këto momente, vepra shkencore e Prof. Radovicka, bën apel dhe jep një mesazh për të gjithë brezat, për armatën e madhe të ndërtimtarisë, për intelektualet dhe shkencëtarët, pse jo, dhe për politikanët e qeveritarët: Rifilloni startin e ndërtimit të hidrocentraleve, sepse Shqipëria është ndër vendet e para në Europë me pasuri hidrike dhe potencialet e saj hidroenergjetike. Territori hidrografik i saj që ndodhet fatmirësisht në një lartësi mesatare 700 m mbi nivelin e detit, është gati 75% më i madh se territori i vendit tonë dhe lumenjtë derdhin në det mbi 42 miliardë m3 ujë në det dhe nga kjo shfrytëzohet vetëm 30 % .
Është i rëndë kontrasti i madh, për të mos thënë shumë e dhimbshme kur një popull rron në varfëri me burime natyrore shumë të pasura. Kjo është një pasuri kolosale që na e ka dhuruar me bujari natyra dhe që brez pas brezi është mbrojtur me gjak dhe sakrifica.
Ky mesazh që japin veprat madhore të profesorit tonë të nderuar le të na shërbejë të gjithëve, për të vazhduar me ritme të përshpejtuara ndërtimin e hidrocentraleve të rinj, për të mirën e popullit dhe të vendit tonë.
Në përmbyllje të këtij shkrimi, për të nderuar veprën madhore, shkencore të Akademikut, Profesorit Petrit Radovicka, vendimi unanim i mbarë specialistëve dhe punonjësve të armatës së madhe të ndërtimtarisë dhe të energjetikës shqiptare, është që një nga hidrocentralet e fuqishëm të marrë emrin e profesorit dhe të quhet: “Hidrocentrali Petrit Radovicka”.
Është në nderin dhe në dinjitetin e Kuvendit të Shqipërisë, të qeverise demokratike, Akademisë së Shkencave, Universitetit Politeknik, për ta realizuar këtë dëshirë të madhe të mbarë ndërtuesve të vendit.
7 Dhjetor 2010