Verder Bremen interesohet për Bakajn
Elis Bakaj, mesfushori i avancuar i Partizanit mund të testohet gjatë javëve të ardhshme te gjermanët e Verder Bremenit.
Për të interesohen edhe disa klube ukrainase dhe një skuadër zvicerane, por nëse Verder do të bëjë hapa konkretë në të ardhmen, atëherë padyshim që gjermanët mbeten alternativa më e mirë. Bakaj ka shkëlqyer këtë sezon me të kuqtë dhe është padyshim një ndër të rinjtë më premtues të kampionatit shqiptar. Menaxheri i tij, Sokol Haxhia ka pohuar se ka një interesim të disa klubeve, por nuk ka preferuar të bëjë të ditur emrat. Megjithatë burime pranë lojtarit kanë bërë të ditur se në gjurmët e tij është edhe Verder Bremen, madje menaxherët e kësaj skuadre kanë marrë edhe dy videokaseta të ndeshjeve Partizani-Tirana 4-1 dhe atë të Partizani-Besa 3-3, ku Bakaj ka shkëlqyer. “Po, është e vërtetë se ka një interesim për lojtarin nga disa klube të ndryshme, madje disa prej tyre kanë marrë edhe disa DVD të lojtarit, të cilat ua kam dhënë, por mos më kërkoni emra, sepse është ende shumë herët dhe nuk kemi asgjë konkrete”, ka thënë Haxhia për “Panorama”.