E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verifikimi i urgjencave fiktive



Rreth një muaj më parë, Drejtoria QSU nxori një urdhër për mirëfunksionimin e shërbimit të urgjencave. Sipas këtij urdhri, drejtoria do të kontrollojë për çdo rast shtrimi urgjent, duke evidentuar mjekun dërgues, mjekun pranues, kartelat e shtrimeve që dërgohen nëpër shërbime të ndryshme dhe sidomos përcaktimin dhe argumentimin e diagnozës së të sëmurit. Të gjitha këto pavijone, si shërbimi i urgjencave, reanimacioni i Kardiologjisë, dhe shërbimet e Kardiologjisë, janë të detyruara që në fund të çdo jave, të dërgojnë në drejtori informacion të detajuar për pacientët e shtruar. Në bazë të këtij informacioni, do të shihet se sa është zbatuar sistemi i referimit dhe urdhri nga mjekët. Në rast se konstatohen shkelje, drejtoria do të marrë masa administrative ndaj mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›