“Duam 17 vjet burg për babanë që përdhunoi të bijën”
11/06/2009 Pretenca e Prokurorisë për babanë mostër, i arrestuar vitin e kaluar
Akuza deklaron se ka fakte që Ramadan Isufaj e ka përdhunuar për 11 vjet
TIRANË- Mbyllet më në fund procesi për Ramadan Isufajn, personin që akuzohet se ka përdhunuar të bijën dhe Prokuroria lexoi konkluzionet përfundimtare duke kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij me 17 vjet burg. E ka cilësuar fajtor, pavarësisht deklarimeve të tij dhe dëshmisë së vajzës për të mbrojtur babanë në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes ka hedhur poshtë të gjitha dëshmitë e vajzës dhe deklarimet e vetë të pandehurit duke u shprehur se gjithçka flet kundër tij. Sipas akuzës, i pandehuri e ka pranuar që në fillim të hetimeve se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij. Po kështu akuza është shprehur se Isufaj ka abuzuar me vajzën për 11 vjet dhe një fakt të tillë e ka rrëfyer e dëmtuara. Në seancën e djeshme prokurori hodhi poshtë të gjitha deklarimet e vajzës së dëmtuar, e cila u përpoq ta mbronte babanë duke shtuar se ishte futur nga nëna për ta dëmtuar atë. Mes dy bashkëshortëve sipas akuzës ka pasur mosmarrëveshje, por një fakt i tillë nuk mund të çonte deri në pikën e fundit dhe nuk e justifikon veprimin e kryer. Akuza me të cilën Prokuroria kërkoi dënimin e Isufajt është ajo e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini. Organi i akuzës pretendon se këtë vepër penale ka arritur ta vërtetojë nëpërmjet provave që ka mbledhur gjatë hetimeve. Isufaj u prangos një vit më parë pas denoncimit që bëri në polici bashkëshortja dhe e bija e tij 18-vjeçare. Para policëve, vajza pohoi se i ati e kishte përdhunuar pesë vjet me radhë, madje para tre vitesh ajo kishte mbetur shtatzënë dhe kishte tentuar të vriste veten. Më pas, ajo kishte abortuar fëmijën dhe kishte prerë damarët, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e familjarëve e kishte shpëtuar nga vdekja. Në ambientet e policisë, ku mbahej i ndaluar pak pas arrestimit Isufaj kishte pranuar se e përdhunoi të bijën por i kërkonte asaj ta tërhiqte padinë, ndërsa pak kohë më vonë ai e hodhi poshtë këtë version, duke thënë se kjo ishte një shpikje e gruas që e tradhëtonte me shoferin e furgonit.