E Diel, 1 Nëntor 2026

Veshjet intime, linjat më të njohura të tyre



Elegante, seksi, moderne, të thjeshta: veshjet intime nxisin gjithmonë fantazinë dhe të bëjnë të ndihesh e bukur dhe magjepsëse...Po meshkujve sa u pëlqejnë?

Rëndësia e veshjeve intime
T’i veshësh poshtë rrobave, edhe pse nuk ke si qëllim t’ia tregosh dikujt, mjafton të ndihesh seksi dhe joshëse. Si një panterë ndihesh edhe në momentet më të nxehta, për të tërhequr vëmendjen e tij, sapo lirohesh nga rrobat. Shumica e njerëzve mendojnë se veshjet intime janë të rëndësishme për të joshur dhe për të të joshur, në këtë mënyrë edhe vetë mashkulli ndihet i rëndësishëm. Por çfarë roli luajnë ato në një raport intim?
La Perla, bardhë e zi
Një markë e njohur në mbarë botën për produktet elegante të klasit të lartë dhe cilësisë së parë është: La Perla. Një triumf i të bardhës dhe të zezës, i një materiali të shtrenjtë, për ta ekspozuar me krenari. Bëhet fjalë për transparencë të guximshme dhe rikthim të jetës mondane.
Victoria’s Secret, sinonim i joshjes
Marka e njohur amerikane Victoria’s Secret i ka kaluar me sukses kufijtë e Shteteve të Bashkuara prej kohësh. Sfilatat për veshjet intime dhe të kostumeve të banjës përbëjnë një shou të vërtetë në drejtim të përsosmërisë. Modelet në pasarelë dhe në katalog vitet e fundit janë në qendër të vëmendjes. Sinonimi i tyre është thjesht: joshje.
Lomar, arti i formës
Aktorja Manuela Arkuri prej kohësh vazhdon të jetë imazh i markës së veshjeve intime “Lomar”. Forma të mrekullueshme që s’të mërzisin kurrë, të cilat meritojnë të vishen me materialet më të shtrenjta, ndërthurur me modelet klasike dhe ato moderne, për më shumë klas. Në sy bien modelet me trup, por edhe ato të ndara për të shfrytëzuar rrumbullakësinë e artit të joshjes. Mëkati më i madh? Të mos i ekspozosh.
Jeni gati të provoni veshje intime “Made in China”? Vendi që mirëpriti lojërat Olimpike, mes qindra polemikave, bëri të mundur realizimin e një shou për t’iu dedikuar tërësisht veshjeve intime. Modele me sy të theksuar dhe paruke voluminoze sollën në pasarelë alegri dhe shumë ngjyra.
Nina Von C, komode dhe praktike
Për stilisten gjermane Nina Von C, veshjet intime femërore të shekullit të ri duhet të jenë para së gjithash komode dhe praktike. Joshja me këtë rast ndizet nga materiale të lehta, transparencë dhe detaje të studiuara mirë. Ngjyra që dominon është e bardha, për të gjitha stinët është gjithmonë elegante.
Salon International, linja të veçanta
Veshjet intime janë më të ekspozuarat në sfilatat europiane. Në këtë rajon ai që spikat më tepër është “Salon International” i veshjeve intime në Paris ku stilistët nga e gjithë bota propozojnë krijimet e tyre më interesante: çmenduri me pendë, por edhe linja të veçanta dhe elegante, për të joshur, për të të pëlqyer, për të provokuar, pa hequr dorë nga të qënit e veshur.
Sloggy, idejuar për të rinjtë
Simbol i komoditetit, të brendshmet Sloggy, janë krijuar për të rinjtë dhe të rejat, por edhe për femrat në lëvizje të vazhdueshme, që punojnë në shtëpi dhe jashtë saj, që udhëtojnë dhe merren me sport. Për të gjithë ata që zgjedhin para së gjithash veshjet intime të thjeshta dhe funksionale, mjafton të shohin për Sloggy
Triumph, seksi dhe komfort
Kush ka thënë që komforti nuk mund të jetë seksi? Linja Triumph vë në jetë këtë ide. Kush është i ri dhe kush dëshiron të ndihet i tillë, kush nuk guxon të shfaqet në dhomën e gjumit me veshje transparente, le të zgjedhë, Triumph. Në këtë moment zgjidhni të qëndroni larg dizenjove me lule, veshjeve xhins dhe ngjyrave të theksuara, për një pamje prej vajze të pafajshme.

5 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›