E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet me ilaçet e nënës 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare nga periferitë e Fierit ka dashur t‘i japë fund jetës së saj, duke pirë ilaçet e nënës. Ndërsa ajo është ende në kushte të rënda shëndetësore dhe në rrezik serioz për jetën, vetëm disa orë më vonë mjekët kanë mundur të zbardhin medikamentin që kishte përdorur 24-vjeçarja për t‘u helmuar.

Kristina Bakaj, banore e fshatit Plyk të Komunës Portëz, rrethi Fier, është paraqitur në gjendje të rëndë pranë urgjencës së spitalit rajonal të Fierit. Edhe pse ndërhyrja mjekësore ka qenë e menjëhershme, mosidentifikimi i lëndës toksike ka ndikuar negativisht në ndërhyrjen e saktë mjekësore ndaj të vetëhelmuarës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›