Vetëm 600 mijë persona kontribuojnë në skemë
09/01/2009 Derdhja e kontributeve shëndetësore
Rezulton të jenë të paktë personat që përfitojnë nga sigurimet shëndetësore krahasuar me numrin real të popullatës në vend. Evidencat tregojnë se në të gjithë vendin kontribuojnë në skemën e sigurimeve shëndetësore rreth 600 mijë punonjës, shifër kjo tepër e ulët krahasuar me numrin real të popullatës e që parashikohet të pësojë rritje ende në vitet e ardhshme. Megjithatë, pak ditë më parë edhe në spitale është shtrirë reforma e sigurimeve, çka synon para së gjithash afrimin e pacientëve në skemën e sigurimeve shëndetësore, duke ofruar shërbime kundrejt një kostoje fare të ulët krahasuar me kostot reale të çmimeve që kanë këto shërbime për të pasiguruarit. Këta të fundit detyrohen të paguajnë rreth 90 për qind të çmimit real. Për kategori të caktuara mbulimi i sigurimeve shëndetësore dhe ofrimi i shërbimeve falas subvencionohet nga shteti. Pra, është shteti që kontribuon për personat joaktive, si: fëmijët, nxënësit dhe studentët me shkëputje nga puna, pensionistët, të paaftët (mendorë dhe fizikë), të papunët, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe asistencë sociale, nënat me leje lindjeje, shtetasit që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar. Kjo listë mund të pësojë ndryshime, duke u zgjeruar më tej. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të specifikojë grupe të tjera shtetasish (kryesisht kategoritë në nevojë) që t’u marrë përsipër mbulimin e sigurimeve shëndetësore. Kontributet e paguara nga personat e punësuar shpërndahen në tri degë, që administrojnë fondet e sigurimeve shoqërore. Tashmë çdo i punësuar duhet të derdhë në këto tri degë pagesat e reja të sigurimeve, që përkatësisht janë: në degën e sigurimit të sëmundjeve - 0.3 për qind të shumës së listëpagesave; në degën e sigurimit të barrë-lindjes - 1.4 për qind të shumës së listëpagesave; në degën e sigurimit të pensioneve - 21.6 për qind të shumës së listë-pagesave. Përveç kësaj punëdhënësi duhet të paguajë në degën e sigurimit të aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale 0.3 për qind të shumës së listëpagesave, ndërsa në dega e sigurimit të papunësisë 0.9 për qind të shumës së listëpagesave”, - saktësohet në rregullore.