E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm Udineze nderon futbollin italian

 

Udineze është i vetmi ekip italian që mban gjallë aventurën evropiane të skuadrave italiane. Formacioni i drejtuar nga Paskuale Marino, ka arritur një fitore shumë të rëndësishëm në stadiumin "Friuli" me rezultatin 2-0, duke hedhur në tapet, kampionët në fuqi të Kupës UEFA, Zenitin e Shën Pjetërburgut. Hamburg dhe Gallatasaraj mbyllin 90 minutat e tyre të zjarrta në një barazim 1-1, në një sfidë që nuk i ka munguar asgjë, ndonëse kualifikimi për në çerekfinalet e Kupës UEFA është shtyrë për ndeshjen e javës së ardhshme që do të zhvillohet në stadiumin "Ali Sami Jen" të Stambollit. Dinamo e Kievit, formacioni më i famshëm i futbollit ukrainas përballë Metalurg Kharkivit, padyshim surpriza më e bukur e këtij kompeticion. Pas një pjese të parë të balancuar ndërmjet dy skuadrave, në 45 minutat e dyta, diferencën në fushë do ta bëjë, Ognen Vukojeviç, i cili do të zhbllokojë takimin dhe njëkohësisht do t'i dhurojë Dinamos suksesin. Në stadiumin "Luzhniki", CSKA-ja e Moskës gjente përballë saj, Shahtjorin, skuadrën e suksesshme ukrainase. Ndonëse pjesa e parë ka folur më shumë për ukrainasit, në të dytën, rusët do të zgjidhin çdo gjë pas një 11-metërshi të fituar dhe të ekzekutuar saktësisht nga lideri i këtij formacioni, pikërisht Vagner Lov. Po ashtu si Udineze, e vetmja skuadër që mund të konsiderohet se ka hedhur një gjysmëhapi drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës UEFA është Mançester Siti. Skuadra e drejtuar nga Mark Hjuz ka mposhtur pastër danezët e Alborgut, falë dy golave të realizuar brenda 30 minutave të para të ndeshjes. Dy gola me autorë Sheriu e Niang edhe në ndeshjen e fituar nga Olimpik i Marsejës, megjithatë francezët janë detyruar të pësojnë edhe një prej Ajaksit. Naldo i ka dhënë gëzimin e suksesit Verder Bremenit kundrejt Sant Etienit. Paris SG dhe Bragën raundin e parë e kanë mbyllur në barazim pa gola.

REZULTATET

CSKA Moskë - Shahtjor        1-0
Lov 50' (p)
Dinamo Kiev - Metalist Kharkiv    1-0
Vukojeviç 54'
Hamburger - Gallatasaraj        1-1
Jansen 49' / Akman 32'
PSG - Braga                0-0
Verder Bremen - St.Etien        1-0
Naldo 20'
Mançester S. - Alborg        2-0
Kaisedo 8', Rajt-Filips 30'
Marsejë - Ajaks            2-1
Sheiru 19', Niang 33' / Suarez 36' (p)
Udineze - Zenit            2-0
Kualiarela 85', Di Natale 91'

Shënim: Ndeshjet e kthimit do të luhen në datë 19 mars

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›