E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret 14-vjeçari, e shpëton në momentet e fundit babai i tij

 

KRUJE - Vetëvaret 14-vjeçari sapo mbaron punën në arë, e gjen babai në momentet e fundit të jetës. Sipas policisë, i mituri me inicialet G.Ll., nga fshati Binaj i Krujës ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me një litar në kasollen e bagëtive. Në vendin e ngjarjes ka shkuar rastësisht i ati, i cili ka gjetur djalin e tij të varur. Menjëherë ai e ka ngritur të birin, duke i dhënë më pas edhe ndihmën e parë. 14-vjeçarin e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Krujës në gjendje kome, por për shkak të gjendjes së rënduar mjekët e nisën me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mësohet se fëmija ndodhet ende në gjendje kome, ndërsa mjekët japin pak shpresa për jetën e tij. Policia e Krujës nisi hetimet për këtë ngjarje pas sinjalizimit të dhënë. Grupi i hetimit mbërriti në banesën e familjes Llati, ku kishte ndodhur ngjarja duke e marrë në pyetje prindërit e fëmijës. Por sipas burimeve, ata nuk kanë dhënë asnjë deklarim mbi arsyet që kanë çuar 14-vjeçarin në aktin e tentativës së vetëflijimit. Prindërit e fëmijës deponuan se gjatë gjithë ditës së të hënës 14 vjeçari kishte punuar bashkë me ta në arë. Ata kishin mbledhur jonxhë, ndërsa në darkë ishin nisur për në shtëpi. Rreth orës 20:50, G.Ll., është larguar nga banesa pa u thënë asgjë familjarëve dhe është futur në kasollen e bagëtive. Aty ka marrë një litar, të cilin e ka lidhur në trarin e kasolles. Mësohet se viktima kishte mbaruar klasën e shtatë. Fqinjët e tij pohuan se ai nuk kishte pasur më parë shenja depresive, ndërsa ngrenë supet për motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje. Policia e Krujës bëri të ditur se është duke hetuar, por ende nuk ka të dhëna për shkakun që e çuan të miturin të ndërmerrte një veprim të tillë.                                      r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›