E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret nga borxhet, në shtëpinë e vjehrrit



POGRADEC - Një 43-vjeçar nga Berati i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e vjehrrit të tij, në fshatin Buçimas të Pogradecit për shkak të depresionit që kishte kaluar nga borxhet e shumta që kishte. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se Perlat Panaskuari, prej disa ditësh kishte ardhur nga Berati në fshatin Buçimas. Ai pasi ka takuar fëmijët e tij, djalin, 18-vjeçar dhe vajzën, 16-vjeçare ka dalë me disa shokë dhe është kthyer në shtëpi, orë më pas. Panaskuari ka dalë në oborr dhe është vetëvarur në një pemë. Familjarët e kanë gjetur pa jetë dhe kanë bërë vetëm lajmërimin e policisë, pasi për 43-vjeçarin nuk ka pasur asnjë shpresë. Në polici, të afërm të tij kanë dëshmuar se viktima ka qenë i stresuar, pasi kishte probleme ekonomike dhe jetonte me borxhe.

9 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›