Vetëvendosje hedh pleh kafshësh para ministrisë
Prishtinë - Në orën 10:00, pikërisht atëherë kur duhej të fillonte intervistimi i disa banorëve të Vitisë për t’i përfshirë në Ekipet Përgatitore për sajimin e komunës së Kllokot-Vërbocit, aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje!” shkarkuan një furgon me pleh kafshësh para Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë.
“Ky pleh ishte produkt i Sadri Feratit që ky e kishte sjellur në Viti dhe që sot Lëvizja “Vetëvendosje!”, bashkë me disa banorë të Vitisë, po ia kthente Sadri Feratit në ahurin e tij.Sipas “Vetëvendosjes” ky pleh është produkt i Sadri Feratit duke aluduar në procesin e decentralizimit të Kosovës”-deklaruan drejtues së kësaj lëvizje.
Rreth orës 10 ministri Ferati erdhi me veturën e tij zyrtare në punë por ai nuk pati mundësi të hyjë brenda për shkak se plehu ia kishte bllokuar hyrjen.