E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvrasje sllovake në sekondat e fundit



Emri i Uinston Reidit do kujtohet gjatë në historikun e futbollit zelandez, pasi lojtari barazoi në kohën shtesë 1-1 kundër Sllovakisë, duke i dhënë pikën e parë vendit të tij në finalet e Kupës së Botës. Sllovakia e Vladimir Vajsit ishte shumë pranë fitores së parë historike në finalet e para si një komb i pavarur, por Uinston Reid, mbrojtës i Zelandës së Re, pas një goditjeje vdekjeprurëse me kokë i dhuroi formacionit të tij një pikë dramatike në “grupin e vdekjes”, atë F. Kur kronometri shënonte minutën e 93-të, Sllovakia ishte në avantazh të një goli dhe kryesimit me pikë të plota, mbi favoritët e grupit, Italinë dhe Paraguain, falë golit me kokë të Robert Vitek në minutën e 49-të. Por, Reid kishte ide të tjera në kohën shtesë teksa u ngrit si një “avion” mbi mbrojtësit sllovakë duke shënuar për Zelandën e Re, në një rikthim të paharrueshëm pas 28 vitesh mungesë në Kupën e Botës. Të katër ekipet e grupit F, Italia, Paraguai, Sllovakia dhe Zelanda e Re kanë nga një pikë, e për më tepër golaverazh të barabartë: 1-1, duke lënë gjithçka të hapur në ndeshjet e dyta dhe të treta në grup.

Notat,

Pritej më shumë nga loja e Marek Hamshik. Talenti i sllovak i Napolit nuk arriti të ishte deciziv me kombëtaren e tij duke mos rrezikuar asnjëherë portën e zelandezëve me shpërthimet e tija. Ndërsa te Zelanda e Re protagonist ka qenë autori i golit të barazimit, mbrojtësi Reid.

Zelanda e Re: Paston 5, Reid 7.5, Nelsen 6, Smith 6, Bertos 6, Vicelish 7, Eliot 6, Lokhed 6, Falon 5, Smeltz 7, Kilen 5, Voud 5, Kristi 5.

Sllovakia: Musha 6, Zabavnik 6, Skrtel 7, Durica 6, çeh 6, Strba 5, Vajs 7, Sestak 7.5, Hamshik 5.5, Vitek 8, Jendrisek 5, Holosko 4, Stoh 5.

Zelandë e Re-Sllovaki 1-1

Shënues: Reid 92’/ Vitek 50’
Kartonë të verdhë: Lokhed 42’, Reid 90’/ Strba 55’
Gjyqtarë: Zherome Damon (AF.J)/ ç.Ntagungira dhe E.Molefe
Stadiumi: “Royal Bafokeng”
Spektatorë: 23.871
Zelanda e Re: Paston, Reid, Nelsen, Vicelish (Kristi 78’), T.Smith, Bertos, Si.Eliot, Lokhed, Falon, Killen (C.Vod 72’), Smeltz. Trajner: Riki Herbert
Sllovakia: Musha, Zabavnik, Durica, Skrtel, M.çeh, Vajs (Kucka 91’), Strba, Hamshik, Jendrisek, Sestak (Holosko 81’), Vitek (Stoh 84’). Trajner: Vladimir Vajs

Zelanda Re Statistika Sllovakia
8 Gjuajtje 13
2 Gjuajtje në portë 3
17 Faulle të shkaktuar 15
14 Faulle të pësuar 17
3 Goditje këndi 10
8 Goditje dënimi 8
0 Jashtë loje 1
32 Kohë fiktive/lojë 30
52% Mbajtje e topit (%) 48%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›