Videoja, Kryeministri Berisha zbardh bisedën me Priftin
18/01/2011 Kryetari i PS-së mbledh grupin parlamentar. Paraqet objektivat e vitit 2011
Kryeministri Sali Berisha ka përdorur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të zbardhur historinë e videos, për të cilin protagonisti i saj, ish-ministri i Ekonomisë Ilir Meta dha dorëheqje. Kreu i qeveria tha se Dritan Prifti e kishte vënë në dijeni për videon pak para largimit nga detyra e ministrit të Energjetikës. “Historia e videos është mjerane. Autori i saj, kur do të largohej nga detyra e ministrit me vendimin e partisë së tij, mendonte se unë nuk do të pranoja një gjë të tillë. Unë i pranoj marrëveshjet, nuk i shkel ato. Të tjerët mund të shkelin marrëveshjet me mua, por unë me ta jo, absolutisht. Ky është morali dhe karakteri im. Dhe unë i them atij se “nuk mundem, sepse unë zbatoj marrëveshjen”. Në fund më thotë: “Më vjen keq, por unë këtë mazhorancë do ta dëmtoj, sepse kam një video.” I them: “Sa të kesh fuqi e më shumë ta dëmtosh dhe çoja kujt të duash”, - tha Berisha në fjalën e tij. Ai riakuzoi kreun e PS-së Edi Rama për padurimin për të marrë dhe manipuluar kasetën e lënë nga kryeministri pas përpjekjeve dhe shantazheve. “Janë përpjekur 6 muaj rresht, në mënyrën më intensive dhe, meqenëse nuk u rikatua kryeministri, duhet të rikatohej Meta, kryetari i LSI-së, dhe të dilte me çdo kusht nga koalicioni. Këtu kam mesazhin e dërguar prej tij, që i kishte ofruar ta bënte dhe kryeministër, mjafton të zhdukej Dragobia. Pra, e vërteta është se nuk ka arritur të marrë peng asgjë. Ai në mënyrën më të prerë i ka thënë “bëj çtë duash, publiko çtë duash, unë nuk lëviz nga koalicioni, unë nuk dorëzohem para krimit të organizuar”, - vijoi kryeministri. Ndërkohë ai paralajmëroi se kreu i selisë rozë do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, veçanërisht për veprën e montimit kundër kryeministrit të vendit. “Edvin Kristaq Rama donte të implikonte me çdo kusht kryeministrin duke falsifikuar videon. Unë jam kryeministri i vendit dhe duhet të matet mirë. Qeveria është element kryesor i rendit kushtetues të vendit. Në qoftë se ti përpiqesh të krijosh prova false për qëllimet e tua të ulëta politike, atëherë bën një atentat shumë të rëndë ndaj demokracisë dhe institucioneve demokratike. Në qoftë se ti përpiqesh të destabilizosh vendin duke montuar për kryeministrin, e them publikisht këtu para shqiptarëve se do të mbajë përgjegjësi për ketë. Nuk kam ndër mend që ta pranoj një gjë të tillë”, - deklaroi kreu i ekzekutivit shqiptar. Berisha shprehu edhe një herë vlerësimin për disponibilitetin e zëvendëskryeministrit për të mos i njohur vetes asnjë lloj imuniteti dhe për të qartësuar dhe për gatishmërinë imediate të prokurorisë për të hetuar këtë çështje dhe garancinë se do të ketë çdo dokument dhe çdo lehtësi.
Zgjedhjet
“Qeveria do të bëjë gjithçka që në vitin 2011 qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë njëlloj si qytetarët e vendeve të zhvilluara të Europës”, - ky është zotimi dhe angazhimi që kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i PD-së, bëri para deputetëve të tij në mbledhjen e parë të grupit për këtë vit. “Një gjë është e sigurt: ne realizuam standardin më të shkëlqyer të numërimit të votave që ekziston mbi tokë dhe këtë e faktoi Shkodra. Me atë standard Shkodra faktoi se jep saktësinë më të lartë në numërimin e votës sesa çdo standard që ka ekzistuar deri më sot. Ne do ta konsolidojmë atë. Natyrisht, vonon pak, por le të vonojë, e vërteta ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër”, - theksoi Berisha.
Kodi Zgjedhor
Kryeministri i ofroi opozitën marrëveshjen e tij për votimin e të gjitha amendamenteve që ajo do të propozojë për reformimin e Kodit Zgjedhor. “Ne do ti votojmë ato pa ndryshim, sikundër Shqipëria ka një kod zgjedhor nga më të mirët, modern, konsensual në çdo germë, në çdo fjalë, është konsensual, çka përbën dhe një nga vlerat më të mëdha të këtij kodi. Edhe zoti Rama në letrën e shkruar e firmosur prej tij drejtuar institucioneve ndërkombëtare u thotë se kodi është shumë i mirë, ska nevojë për ndryshime, por zbatimi i tij. Rama është i thirrur të paraqesë amendamente për zbatimin e tij, por ne jemi të hapur për të pasur çdo lloj standardi që përputhet me normat ndërkombëtare me zgjedhjet e lira”, - tha kreu i qeverisë.
Integrimi në BE
Realizimi i detyrave që dolën nga analiza e Komisionit Evropian dy muaj më parë është objektivi i dytë madhor i qeverisë shqiptare për vitin e ardhshëm, është vazhdimi i gjithanshëm i reformave, siç tha kreu i PD-së, për afrimin me standardet dhe normat e BE-së. “Qeveria, mazhoranca, Parlamenti, institucionet e këtij vendi e kanë këtë projekt si projektin më madhor, ndaj dhe bëhet gjithçka që kërkesat e Komisionit Evropian të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme për zgjedhjet, për bashkëpunimin me opozitën në të gjitha fushat pa asnjë lloj rezerve. Ndaj ne do të bëjmë gjithçka të përafrojmë, të progresojmë në shkallën më të madhe të këtyre kërkesave”, - nënvizoi lideri i mazhorancës.
Sekreti i votës
“Askush nuk mund të pranojë të kontrollosh sekretin e votës. Në zgjedhjet e fundit në Britaninë e Madhe OSBE-ja dërgoi një përfaqësi nga Shqipëria, Oerd Bylykbashin dhe Damian Gjiknurin. U pyet përfaqësuesi kryesor në atë distrikt: “Çfarë bëhet me votat, fletët e votimit?” Përgjigja ishte kjo: “Për 22 ditë ato mund ti shqyrtojë gjykata, më pas njeri mbi tokë nuk mund ti prekë më.”
Rritja e pagave
“Ky vit objektiv kryesor do të ketë rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ne do të realizojmë rritjen më të madhe në Evropë. Të ardhurat familjare të 800 mijë familjeve shqiptare në fund të këtij viti do të jenë qartësisht të ndryshme nga ato në fillim të këtij viti. Uroj që zoti Rama të mos e quajë kriminale apo të mos kërkojë rritjen, pasi nuk do të dëgjohet, sepse rrogat do të rriten.”
Rritja ekonomike
“Ekonomia shqiptare në tremujorin e tretë ka një rritje të kalkuluar 4.9 %, por eksportet nuk kanë asnjë kontribut, ndonëse ato kanë një rritje mbi 60 %. Pra, ne nisim këtë vit me një pritshmëri midis 7 dhe 8-përqindëshit, dhe kjo është absolutisht e mundshme, po të kemi parasysh performancën ekonomike të gjashtë muajve të fundit, por e bazoj dhe në heqjen e vizave.”
Imuniteti
Kryetari i selisë blu dhe kryeministri i vendit Berisha ngarkoi me detyrë kryetarin e grupit parlamentar Astrit Patozi që bashkë me Komisionin e Ligjeve të përgatisin deklaratën tip për heqjen e imunitetit. “Secili prej nesh, duke filluar nga unë, ta firmosim, ta depozitojmë në Parlament, të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme në Rregulloren e Parlamentit, nëse është e nevojshme, dhe të adaptojmë një standard që e praktikon Republika Federale Gjermane. Ne të garantojmë se nuk do të ketë asnjë lloj imuniteti për problemin e korrupsionit dhe krimit të zakonshëm, për çështjet e tjera është procedurë tjetër”, - tha Berisha. Ai ngarkoi ministrin e Drejtësisë që të shtrojë në KLD çështjen e imunitetit të gjyqtarëve. “Prokurorët nuk e kanë, ua kemi hequr me ligj dhe në ketë mënyrë Shqipëria bën një hap të madh përpara në zgjidhjen e kësaj kërkese, sikundër reforma për adresimin e rekomandimet e OSBE–ODHIR-it, vazhdon dhe do të vazhdojë”, - deklaroi ai.
Reagimi i Metës pas kreut të PS-së
“Drejtësia do të vërtetojë fëlliqësitë e Ramës”
Kryetari i Lëvizjes socialiste për integrim në reagimin e fundit nga Ministria e Ekonomisë e konsideroi montazh videopërgjimin e regjistruar nga Dritan Prifti. Sipas Metës, duke e montuar dhe duke e publikuar materialin në fjalë, Edi Rama si kryetar i PS-së synoi realizimin e një puçi ndaj qeverisë. “Ky ndyrësirë, që mohoi të birin e tij, që akuzoi babanë e tij si të atin e fëmijës së tij, përdori një tjetër fundërrinë për të bërë montazh”, - u shpreh Meta duke deklaruar se Dritan Prifti, i përdoruar nga Rama, e kishte akuzuar atë më herët “se pinte kokainë”. Pas akuzave personale ndaj Ramës, Meta u shpreh se drejtësia do të vërtetojë sot videon dhe i gjithë opinioni publik do të marrë vesh të vërtetën e montazhit të fëlliqur, siç tha ai. “Montazhi i fëlliqur dhe titrat e vendosura nga Edi Rama do të verifikohen nesër. Është një veprimtari që do të denoncohet para drejtësisë dhe opinionit publik. Shumë shpejt të gjithë qytetarët shqiptarë do të shohin se Rama është një njeri që do të vijë në pushtet nëpërmjet dhunës, është një montazhues i fëlliqur, është një njeri i marrë peng nga mafia”, - u shpreh Meta. Duke përmendur zgjedhjet e 8 majit, Meta tha se qyteti i Tiranës do të pastrohet nga një monstër i tillë pikërisht në këtë datë. “Më 8 maj do të pastrojmë qytetin e Tiranës nga një monstër, që bëhet garant i një veprimi kriminal jo vetëm për të më dëmtuar mua në mënyrë të pandershme, por duke dashur të përfitojë nga kjo për të rrëzuar edhe kryeministrin”, - përfundoi kreu i LSI-së.