E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha, kandidati që do na rikthejë Tiranën

25/03/2011  Deklarata e Metës

Kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi dje se kandidati i “Aleancës për qytetarin” për garën elektorale për Tiranën, Lulzim Basha është kandidati i duhur për t’ua kthyer Tiranën qytetarëve. Tashmë zoti Basha është kandidat i të gjithë koalicionit Aleanca për qytetarin, pavarësisht nga formalitetet dhe në këtë drejtim unë dua të shpreh vlerësimin më pozitiv për këtë kandidat, i cili rrezaton shumë më gjerë se sa thjesht forca politike që e ka propozuar dhe unë jam i bindur se me eksperiencën e tij, me energjitë e tij, me pozitivitetin e tij, me qytetarinë e tij do të ndihmojë bashkinë që të kthehet në drejtimin e duhur dhe t’i kthehet punës. Lidhur me marrëveshjen ajo pothuajse është e përfunduar” tha Meta. Nga ana tjetër kreu i LSI i ka komentuar dhe incidentet e shkaktuara dje në disa minibashki, nga deputetët socialistë “emi të bëjmë me një fushatë incidentesh në kuadër të një dëshpërimi që mblidhet përsa i takon rezultatit të zgjedhjeve të 8 majit. Sigurisht që kjo është rruga me e gabuar dhe më e dëmshme. Unë e theksoj se më e rëndësishme se çdo gjë është procesi dhe standardet e tij, se kjo është me e rëndësishme për vendin. Në fund të fundit këto janë zgjedhje lokale, zgjedhje vendore, ndaj i ftoj të gjithë që të respektojnë ligjin. Kërkesat e drejta që kanë t’i bëjnë në mënyrë të tillë që të respektojnë kuadrin ligjor, Kodin që kanë bërë vetë. Natyrisht që unë ftoj të gjitha autoritetet që edhe ata të bëjnë të njejtën gjë, të respektojnë ligjin për çdo kërkesë të drejtë që do t’i paraqitet. Ndërsa përpjekjeve për incidente unë mendoj se duhet t’u përgjigjemi me qetësi, pasi kuptohet kjo është rruga e duhur për t’i izoluar këto incidente” tha Meta

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›