E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen 5 ikona në kishën e Delvinës Kakodhiqit

Vidhen 5 ikona në kishën e Delvinës Kakodhiqit Sarandë-Dhunimit dhe vjedhjes së objekteve të kultit i shtohet edhe një rast tjetër. Nga kisha e Shën Thanasit në Kakodhiq janë grabitur 5 ikona, ndërkohë që komisariati i policisë raporton se vjedhja është konstatuar një ditë më parë. Sipas burimeve nga besimtarët ortodoksë, vizitorë dhe frekuentues të rregullt të objektit fetar, të cilët thonë se vjedhja e pesë ikonave që i mungojnë inventarit të kishës së Kakodhiqit nuk dihet se kur janë marrë prej andej, pasi prifti meshtar në këtë kishë kishte pesë ditë pa hyrë në të. Ikonat e marra mësohet se nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë historike e muzeale, sepse janë prodhim serie i kohëve moderne dhe si të tilla gjenden edhe në shitje me një çmim të lirë, por nxitjen për t’i bërë objekt vjedhjeje, rrëmbyesit e kanë marrë prej kornizave dhe vendit të ekspozimit të tyre. Fshati i Kakodhiqit ndodhet rreth 3 km larg bashkisë së Delvinës dhe është njësi administrative e kësaj bashkie. Në këtë rajon, veç kësaj kishe që kryhen shërbesat fetare fshati i Kakodhiqit ndodhen edhe tre kisha të tjera që janë të shpallura Monument Kulture të kategorisë së parë, dy prej të cilave i janë nënshtruar restaurimit dhe rijetëzimit të tyre. L.Sejdini Varoshi: Do të verifikojmë dokumentacionin e pedagogëve ELBASAN-I sapozgjedhur në postin e Rektorit të Universitetit, prof.as Liman Varoshi ka dalë në një konferencë për shtyp ku edhe ka prezantuar objektivat e tij për 4 vitet e ardhshme si dhe synimet për Universitetin e Elbasanit. Forcimi i Fakulteteve ekzistuese, aplikimi i standardeve të plota të Bolonjës, krijimi i nivelit Master në të gjitha Fakultetet ishin disa nga objektivat e deklaruara nga Varoshi. Ai fitoi me mbi 70% të votave të pedagogëve dhe rreth 65 % të studentëve. I pyetur lidhur me fenomenin korrupsion si dhe për mospërshtatje të disa prej pedagogëve me pozicionin e tyre, ai deklaroi se transparenca dhe evitimi i formave korruptive do ta pastrojnë universitetin, megjithëse përmasat nuk janë aq sa deklarohet, por shumë herë më të vogla. “Në rastet që ne i kemi të identifikuara do të verifikojmë CV-të dhe bazën e të dhënave si dhe kontratat që kanë me Universitetin. Për ata pedagogë për të cilët ka sinjalizime lidhur me përputhjen apo jo me pozicionin e tyre do të ketë edhe ndryshime”. Po kështu Varoshi foli edhe për forcimin e degëve të mësuesisë. “Universiteti i Elbasanit duhet të ketë ekskluzivitetin e kualifikimit të mësuesve dhe për këtë ne do të synojmë fuqishëm. Por gjithashtu nuk do të neglizhojmë edhe fakultetet e tjera, duke i forcuar dhe duke krijuar mundësi për kualifikime të mëtejshme”. B.Nergjoni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›