E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen tre "Benza" gjatë natës në Tiranë

Veç pasqyrave të makinave, tre "Benza" janë vjedhur gjatë natës, ndërkohë që policia ka nisur punën për gjetjen e tyre. Denoncimet për vjedhjen e tyre janë bërë në Komisariatin nr. 1 dhe 3, ku dy prej makinave ishin me targa të Korçës. Sipas të dhënave policore, nga shërbimet e Komisariatit nr. 1 është regjistruar denoncimi se gjatë natës, tek Liqeni Artificial, në kompleksin "Kolombo", pranë banesës, Klodiana Dimorelit, 30 vjeçe, i kanë vjedhur mjetin "Mercedes Benz", me targë KO 0505 B. Po ashtu, gjatë natës, në Selitë, pranë banesës, shtetasit Maksim Sena, 31 vjeç, i kanë vjedhur mjetin "Mercedes Benz", me targë TR 1104 M. Të dy personat e dëmtuar kanë denoncuar në Komisariatin nr. 1, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërkohë që po punohet edhe për gjetjen e mjeteve. Gjithashtu, në Komisariatin nr. 3 është regjistruar një tjetër kallëzim. Burimet policore shpjegojnë se gjatë natës në rrugën "S. Kosturi", sërish pranë banesës, Nebi Sulejmanit, 46 vjeç, i kanë vjedhur mjetin e tij. Ai ka shpjeguar se makina ishte "Mercedes Benz", me targa KO 42 28 A, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është bërë gjetja e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›