Vidhet lokali, arrestohet pas 4 ditësh 18-vjeçari
28/03/2009 Malli gjendet në një tunel në Gradishtë
LUSHNJE- Bëhet e mundur identifikimi i autorit të vjedhjes së një lokali të shtetasit B.Gj në Lushnjë, vjedhje e cila është kryer 4 ditë më parë. Në vijim të punës së kryer nga uniformat blu të komisariatit të policisë Lushnjës në rrugë operative u bë e mundur gjatë veprimeve hetimore se autori i vjedhjes është shtetasi Leon K. 18 vjeç, banues në Gradisht të Lushnjës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 85 celularë të vjedhur në dyqanin e shtetasit B.Gj si dhe 20 numra AMC-je të papërdorur, të cilët ishin fshehur nga autori në një tunel në afërsi të fshatit Gradisht. Nga ana e policisë lushnjare vazhdon puna për kapjen e autorit, i cili gjatë kontrollit të banesës së tij nuk u gjet atje. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së rrethit të Lushnjës për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Leon K. për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.