Nis procesi i shpërndarjes së lejeve të legalizimit
28/03/2009 Jepen 50 dokumentet e para në një fshat të Pogradecit dhe Korçës
Memia: Po çlirojmë kapitalet e ngurtësuara
KORÇE- Mëngjesin e së premtes në qarkun e Korçës filloi shpërndarja e lejeve të legalizimeve të pronësisë. Gjatë kësaj dite u shpërndanë 20 leje, për ligjërimin e pronësisë në Buçimas të Pogradecit dhe 30 leje të tjera në komunën e Bulgarecit, si dhe në një lagje të Korçës, të quajtur “Rruga e Kolonjës”. Ndërkohë ditë pas dite do të shpërndahen edhe 730 leje të tjera, pasi dokumentacioni edhe për këto vetëdeklarime është në përfundim e sipër, por ndërkaq procesi nuk do të ketë të ndalur deri në mbylljen përfundimtare të të gjitha regjistrimeve të pasurive. Aktualisht çdo qytetari i kërkohet që të kryejë pagesën mbi detyrimet që ka ndaj ALUIZN-it, pasi kjo pagesë ndihmon në përshpejtimin e marrjes së lejeve të legalizimit. Ndërkaq nga dhënia e lejeve të para u bë e ditur se këto leje kanë një sërë elementesh sigurie me karakteristika të theksuara të pronës dhe individit, ku përfshihen të gjithë treguesit ekonomiko-financiarë, harta e planvendosjes së pasurisë, pozicionin gjeografik të shtrirjes së saj etj. Në ceremoninë e shpërndarjes së lejeve të para të legalizimeve merrnin pjesë Drejtori i përgjithshëm i Legalizimeve, Shaban Memia, prefektja e qarkut Korçë, prof dr. Elfrida Zefi, kryetari i Bashkisë Pogradec, Artan Shkëmbi si dhe kryetari i komunës Bulgarec, Artur Lisi.
Në fjalën e tij Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Shaban Memia, midis të tjerash, për të pranishmit u shpreh: “Ne garantojmë qytetarët e Korçës dhe gjithë Shqipërisë se dokumentacioni tekniko-ligjor që ju merrni është i standardeve të vendeve më të stabilizuara.
Në vijim të fjalës së tij, Memia tha: “Sot qarku i Korçës fillon të ndahet nga informaliteti, i cli e ka mbajtur peng ekonominë familjare për vite me radhë”. Do të ndahemi shumë shpejt nga ky informalitet, theksoi Memia, sepse janë ngurtësuar kapitale të mëdha, është ngurtësuar djersa dhe mundi disavjeçar i qytetarëve, sepse nuk arrinin do t’i përdornin ato për ti zhvilluar dhe gjeneruar në interes të ekonomisë dhe familjes. Nëse sot po ndajmë lejet e para të legalizimeve, nga dita në ditë do të shpërndahen leje të tjera, pasi dokumenti tekniko-ligjor është përgatitur mbi masën 60% të tij”. Në qarkun e Korçës janë regjistruar mbi 9000 vetëdeklarime, por burimet zyrtare pohuan se tashmë krahas shqyrtimit të dokumentacionit, procesi do të vijojë me shpërndarjen e lejeve të legalizimit të pronësisë.